Fillon sekuestrimi i aseteve të ARMO-s nga përmbaruesit - Business Magazine Albania

Fillon sekuestrimi i aseteve të ARMO-s nga përmbaruesit


Borxhi prej 28 milionë eurosh që kompania ARMO i ka vetëm kompanisë Albpetrol, ka lënë pa punë punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh.

Përmbaruesit kanë filluar sekuestron e aseteve që ka kombinati i naftës për llogari të kompanisë Albpetrol. Punëtorët thonë se përveç së pagës së munguar që prej 9 muajsh, nuk mund të pranojnë edhe këtë mënyrë trajtimi.

Gjendja ekonomike e punonjësve të uzinës është tepër e rënduar. Punëtorët thonë se janë të detyruar të marrim kredi bankare për ceremonitë mortore të familjarëve të tyre.

Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe debatet midis punëtorëve protestues dhe pjesëtarëve të administratës.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0