Ja 20 produktet që mbushën arkën e doganave për janar-mars - Business Magazine Albania

Ja 20 produktet që mbushën arkën e doganave për janar-mars


Importi i karburanteve, cigareve, metaleve dhe makinave të përdorura janë furnitorët kryesorё tё të ardhurave doganore për tremujorin e parë të 2016-s. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vetëm nga importi i karburanteve u arkëtuan 7.8 miliardë lekë të cilat zunë më shumë se 24 % të totalit të krejt arkëtimeve doganore në këtë periudhë.

Në tremujorin e parë të këtij viti importet e karburanteve u rriten mbi 30 për qind për shkak se rafineria e përpunimit të naftës ARMO ka ndalur prodhimin. Vitin e kaluar nafta e përpunuar nga ARMO llogaritet se zuri 30 për qind të konsumit në tregun vendas porse administratat fiskale hasën në vështirësi për taksimin e i zinxhirit të prodhimit, çka çoi në arkëtime në nivele të ulta të akcizës krahasuar me faktin e 2014.

Të dytat në radhë me rëndësi strategjike për të ardhurat e buxhetit të shtetit, janë zhdoganimet e cigareve. Në tremujorin e parë 2016 vetëm nga importi i cigareve u arkëtuan 4.1 miliardë lekë ose rreth 13 për qind e krejt totalit tё të ardhurave doganore.

Në muajt e parë të vitit 2015 importet e cigareve ishin të ulta pasi importuesit për tё shmangur pagesën e akcizës së rritur importuan sasi të mëdha në muajt e fundit të vitit 2014 para se të hynte në fuqi paketa fiskale. Pezullimi i rritjes së akcizës më 2016 uli fenomenin e përqёndrimit të importeve në fund të vitit duke kthyer në normalitet edhe arkëtimet e të ardhurave për buxhetin e shtetit në këtë produkt.

Pas cigareve, metalet, automjetet e përdorura, plastika, ushqimet e përpunuara, energjia elektrike, veshjet, detergjentet dhe frutat –perimet hyjnë në 10 mallrat më të importuar në vend për tre muajt e parë të vitit dhe gjithashtu janë furnizuesit më të mëdhenj të arkës së shtetit në në të ardhura.

dogana-tiranë-arka-produkte-businessmag

 

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0