THIRRJE PËR IDE TË GJELBËRTA. AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE ËSHTË 3 MAJ 2016! - Business Magazine Albania

THIRRJE PËR IDE TË GJELBËRTA. AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE ËSHTË 3 MAJ 2016!


Partnerët Shqipëri ka shpallur konkursin kombëtar “IDE TË GJELBËRTA 2016”. Qëllimi i konkursit kombëtar “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

 

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË IDEJA QË KONKURON:

* Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale.
* Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël.
* Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e rregjistrimit ligjor të projekt – idesë.
* Ideja synon zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave.
* Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon.
* Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale.
* Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit.
* Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale.
* Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qëndueshmërinë financiare.
* Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkurruese.
* Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit.
* Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet.

 

KUSH MUND TË APLIKOJË:
Konkursi është i hapur për:

* Individë;
* Organizatat Jo-Fitimprurëse;
* Biznesi i vogël në vend.

 

KUSHTET E FINANCIMIT:
Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja). Inkurajohen bashkëfinancime nga burime alternative.

 

DOKUMENTAT QË DUHEN DORËZUAR:

* Projekt propozim i cili ndërtohet dhe adreson të gjitha kriteret e lartëpërmendura;
* Një plan biznesi i detajuar i projekt-idesë i shoqëruar me pasqyrën e fluksit të parave (cash flow);
* Një dokument që vërteton statusin ligjor të subjektit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT);
* Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nënshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimprurëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend.

 

PROCESI I PËRZGJEDHJES:
Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.

Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:
Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri e ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit.
Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurimi të hapur publik.
Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, i cili do të organizohet në Serbi gjatë datave 26 – 29 korrik 2016.

 

INFORMACION MBI DATAT DHE AFATET KOHORE:

AFATI I FUNDIT KOHOR PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE ËSHTË 3 MAJ 2016!

Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën partners@partnersalbania.org, ose dorazi dhe me postë në adresën:
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rr: ”Sulejman Delvina”, N.18, H.8, Ap.12; Njësia Bashkiake 5; Kutia Postare 2418/1, Kodi postar 1022, Tiranë

Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit.

 

PROCESI I MONITORIMIT:
Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit.

 

FORMATI DHE GJUHA:
Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkëngjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga Granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare.

Gjuha për paraqitjen e projekt-idesë është në shqip.

Klikoni këtu për t’u njohur me FITUESIT E KONKURSIT TË IDEVE TË GJELBËRTA 2012-2015.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0