Kur kërkoni medoemos frymëzim por ai nuk vjen... - Business Magazine Albania

Kur kërkoni medoemos frymëzim por ai nuk vjen…


Truri njerëzor ka një mënyrë vërtet të çuditshme se si e humbet fillin e gjërave. Pikërisht në momentin kur keni nevojë të vini me një ide ose zgjidhje frymëzuese për një problem, ai ka një zakon të keq për të menduar më shumë seç duhet, duke e mbyllur veten në një lak të pafundëm dhe duke shkatërruar çdo shpresë për shpëtim.

Ju e dini se për çfarë po flas. Është i fshehtë. Por mos kini frikë, ka një rrugëdalje. Ju thjesht duhet të dilni prej lakut. Duhet të ndryshoni gjërat. Truku qëndron zakonisht te një ndryshim i thjeshtë i vendit, procesit, lojtarëve apo perspektivës. Nëse kjo nuk funksionon, kam frikë se nuk keni fat.

Kur idetë thjesht nuk duan të vinë, ja disa mënyra që të fillojë të rrjedhë kreativiteti:

Fikeni kompjuterin

Kur kam nevojë për frymëzim por truri im nuk punon, unë mbyll kompjuterin ose çfarëdolloj gjëje me të cilën jam duke punuar dhe e lë për pak. Më pas, kur bëj diçka që totalisht nuk ka lidhje me atë që isha duke bërë, bërja e një dushi, marrja me kopshtari, të udhëtoj diku ose të shtrihem në shtrat gjysmë për gjumë, ai është momenti kur më “ndizet” llambushka. Kështu më ndodh gjithmonë.

Përfundoni mbledhjen

Kur jeni në një mbledhje me qëllim për të bërë një “stuhi mendimesh” ose të zgjidhni problem, mos u surprizoni nëse ideja që fiton ose zgjidhja ideale vjen pasi mbledhja ka përfunduar. Ndonjëherë vjen shumë më vonë, kur ndodheni në praninë e njerëzve të tjerë ose kur disa ngjarje të rastësishme ju japin përgjigjien për një pyetje që ju ka munduar në mënyrë të pandërgjegjshme për javë të tëra.

Stop të qënit logjikë

Për aq sa mund t’ju them, pjesa juaj e trurit e përgjegjshme për idetë kreative nuk është e njëjtë po me atë që është e përgjegjshme me arsyetimin. Frymëzimi nuk është logjik, as nuk është i orientuar nga detyrat. Unë besoj se pjesa më e madhe e njerëzve kanë një moment më të thjeshtë të jetës kur kanë akses në atë pjesë të mendjes kur ndihen të relaksuar, të lodhur, të angazhuar në disa detyra që nuk kërkojnë shumë përgjegjësi ose duke shkëmbyer ide me dikë në një vend të pazakontë por të sigurtë.

Hiqni dorë dhe dilni nga zona

Nuk mund t’ju tregoj dot se sa herë kam ngulur sytë në një ekran të bardhë apo në një fletë të bardhë letre dhe kam torturuar trurin tim për një ide të madhe që thjesht nuk vinte.

Në fund, kam hequr dorë, jam plandosur në karrige dhe kam thënë, “Në djall vaftë, heq dorë.” I duhet pak mendjen sime për t’u “mbyllur”, por kur e bën, është pikërisht momenti kur vjen përgjigjia.

Dilni nga perspektiva
Këshiluesit bëjnë intervista rutinë me ekzekutivët më të lartë të kompanive që i punësojnë ata. Si një këshillues menaxherial, unë bëj të njëjtën gjë, por jo në të njëjtën mënyrë. Kështu përcaktoj se cilët probleme kanë nevojë të zgjidhen, por zgjidhjet vijnë zakonisht nga biseda me punonjës të një niveli më të ulët, konsumatorë ose analistë të jashtëm. Arsyeja është se liderat janë gjithmonë shumë të afërt me situatën. Ata janë në fakt brenda lakut, kështuqë janë jashtë perspektivës.

Qëndroni vetëm me veten
Unë nuk jam një ekspert në meditim, por praktikoj kthjelltësinë si një mjet për të qetësuar trurin tim që mendon, kështuqë mund të shpenzoj kohë cilësore me brendësinë time më të thellë dhe më intuitive. Unë jam ende një fillestar, por mendoj se është e domosdoshme për njerëzit neurotikë të cilët tentojnë të mbi-mendojnë për gjërat me zëra në mendjet e tyre, ashtu sikurse di se bëjnë.

Teksa ulem qetësisht, i humbur në mendime ndërsa eksploroj këtë subjekt mrekullues, por të paprekshëm në kompaninë e të besuarit tim MacBook Air, po më duket jashtëzakonisht e vështirë për të shkruar një fund mbërthyes për historinë…

 

/Shkruar nga Teve Tobak, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0