“Made in Kosova” në Sllovaki, Liberi dhe Kuvajt - Business Magazine Albania

“Made in Kosova” në Sllovaki, Liberi dhe Kuvajt


Sllovakia është njëra nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën, por kjo nuk ka penguar lidhjen e kontratave me një kompani kosovare, raporton KTV.

Nga Suhareka për në këtë shtet është nisur një maune e mbushur me lëngje ‘Made in Kosova’. Përpos këtij vendi, dy maune tjera janë nisur për në Liberi dhe në Kuvajt.

Përcjelljen e këtij kontingjenti e ka ndjekur së afërmi edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai ka thënë se bizneset e Kosovës janë duke u përgatitur që të jenë të gatshme për të eksportuar në Evropë, pasi në prill do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Asoocim-Stabilizimit.

Nga ana tjetër, drejtori i kompanisë “Frutex” ka kërkuar më shumë reforma nga ekzekutivi. Kompania “Frutex” vitin e kaluar ka eksportuar më shumë se 240 maune në 16 vende të ndryshme të botës, ndërsa parashikimet për këtë vit janë që të ketë rritje prej 20 deri në 30 për qind të eksportit.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0