Spark.me lançon Startup Competition 2016 - Business Magazine Albania

Spark.me lançon Startup Competition 2016


Misioni i Startup Competition Spark.me është të bëjë bashkë startupet e suksesshme nga e gjithë Europa, t’i ndihmojë ata të rriten dhe që ata të ndajnë idetë e tyre me botën. Të gjithë startupet të themeluar pas 20 Shtatorit, 2014, dhe ata që kanë marrë më pak se 2.5 milionë $ financime kanë mundësi të aplikojnë, pa patur parasysh se ku janë të regjistruar. Kjo është e nevojshme në mënyrë që ata të jenë të kandidueshëm për TechCrunch Disrupt SF 2016 Startup Alley.

Spark.me-lançon-Startup-Competition-2016-businessmag

Në mënyrë që të marrin pjesë, të githa skuadrat e interesuara duhet të përmbushin formularin e aplikimit në http://spark.me/2016/startups/, pas të cilit do t’i nënshtrohen raundit të parazgjedhjes. Afati i fundit i dorëzimit të formularit online është 4 Maj, 2016, 23:59:59 UTC. 10 skuadrat më të mira të startupeve që kalojnë raundin e parazgjedhjes do të shpallen të Hënën, 11 Maj, 2016, në website-in zyrtar të konferencës, www.spark.me, dhe do të ftohen të prezantojnë startupet e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me. Skuadra fituese do të marrë 2 bileta të një udhëtimi në San Francisco, akomodimin në hotel për tri ditë (për dy veta), dy bileta për konferencën tre ditore të TechCrunch Disrupt San Francisco 2016, dhe mundësinë që të jepet vetëm një herë në jetë për të prezantuar dhe diskutuar projektin e tyre me “elitën e teknologëve”- qindra startupet pjesëmarrëse të TechCrunch Disrupt San Francisco, investitorët dhe mediat.

Spark.me-lançon-Startup-Competition-2016-businessmag (2)

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Megjithatë, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga norma e reduktuar dhe të përfitojnë një biletë për vetëm 150€, ose 70€ në rast të biletave të studentit, deri më 11 Prill. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0