Këto janë pyetjet për intervistë më të çuditshmet që keni dëgjuar - Business Magazine Albania

Këto janë pyetjet për intervistë më të çuditshmet që keni dëgjuar


Nëse je njëri prej 45 për qind të njerëzve që po kërkon për një punë të re këtë vit, duhet të jesh gati të përgjigjesh për më shumë se “Cila është dobësia jote më e madhe?” në një intervistë.

Çdo vit uebsajti i karrierës Glassdoor publikon 10 pyetjet më të çuditshme në intervistat e punës, një listë të pyetjeve më ekscentrike që u bëhen të intervistuarve në Amerikën e Veriut dhe në pjesë të Europës. Edhe pse disa prej këtyre pyetjeve mund të jetë e vështirë t’u përgjigjesh, ato “testojnë aftësitë kritike të të menduarit të kandidatit për punë, shërbejnë për të parë se si ata i zgjidhin problemet në vend, dhe vlerësojnë se si u përqasen situatave të vështira,” ka thënë shefja globale për rekrutimin dhe përvetësimin e talenteve të Glassdoor, Susan Underwood në një deklaratë për shtypin.

“Punëdhënësit duan të përcaktojnë se si kandidatët e ndryshëm u përgjigjen sfidave, dhe ata që përgjigjen mirë mund të kenë avantazh kur vjen fjala për të fituar vendin e punës,” ka thënë ajo. Ndërsa më shumë pyetje më konkurruese intervistash ndihmojnë punëdhënësit të “heqin qafe” kandidatë të caktuar, ato mund të jenë me përfitim për punonjëisn e ri ndërsa kërkimet e udhëhequra nga Glassdoor gjetën një korrelacion midis një procesi më të vështirë pune dhe një kënaqësie më të madhe të punonjësve.

Këtu më poshtë gjenden 10 pyetjet më të çuditshme të 2016, nga kompani të cilat intervistojnë kandidatët për pozicionet në vendet vakante.

10. “Nëse do të kishe 2000$ si do t’i dyfishoje brenda 24 orëve?”

— Uniqlo, Stazhier Menaxhimi

9. “Sa topa basketbolli do të nxinte kjo dhomë?”

— Delta Airlines, Menaxher i Të Ardhurave

8. “Nëse do të kishe një brand, cila do të ishte motoja jote?”

— Boston Consulting Group, Këshillues

7. “Çfarë do të bëje nëse do të gjeje një pinguin në frigorifer?”

— Trader Joe’s

6. “Nëse do të të jipja 4000$ për të nisur një biznes, çfarë biznesi do të nisje?”

— Hubspot, Menaxher i Llogarive

5. “Si do të shisje kakao të nxehtë në Florida?”

— J.W. Business Acquisitions, Rekrutues i Burimeve Njerëzore

4. “Cili do të ishte titulli i albumit tënd debutues?”

— Urban Outfitters, Partner për Shitjet

3. “Nëse do të ishe CEO, cilat janë tri gjërat që kontrollon rreth biznesit kur sapo zgjohesh?”

— Dropbox, Programi i Rotacionit

2. “Do të luftoje më mirë me një rosë me përmasat e një kali, apo 100 kuaj me përmasat e një rose?”

— Whole Foods Market, Prerës Mishi

1. “Kur nje hot dog zgjerohet, në cilin drejtim ndahet dhe përse?”

— SpaceX, Analist i Strukturës së Forcave të Shtytjes

 

/Shkruar nga Michal Addady dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0