5 mënyra për të ndërtuar vetëbesimin para një interviste

5 mënyra për të ndërtuar vetëbesimin para një interviste


Të shkosh në një intervistë të re mund të jetë tmerruese. Ftoni vetëbesimin tuaj dhe sillni në mendje kurajon tuaj në pesë mënyra të thjeshta.

1. Stop treguat histori

Puna primare e trurit tuaj është të minimiojë rrezikun dhe të maksimizojë shpërblimin, kështuqë në situata kur ka një produkt të panjohur, sidomos një situatë ku mund tí prishësh punët, mendja juaj do fillojë t’ju tregojë histori të dizenjuara për t’ju mbajtur të sigurtë, histori që do t’ju ndihmojnë të mos e ndjeni goditjen.

“Unë nuk kam për ta marrë kurrë punën, dhe pres që të më telefonojnë për të më njoftuar mungesën totale të përshtatshmërisë. Këto raste u shkojnë gjithmonë atyre që ikanë informacione më parë për këto poste, unë nuk kam shanse.”

Truri juaj do të sajojë gjithmonë histori kur nuk e di se çfarë do të ndodhë, kështuqë është shumë me rëndësi që të kuptoni se çfarë po bën mendja juaj superanalitike në krijimin e këtyre trilleve.

2. Rikthejuni më të mirës suaj

Të qënit më të mirët do të thotë të qënit në majë të lojës, vendi se ku po zukasni, lëvizni dhe vërtet e ndjeni veten gjallë. Kur je në atë vend, dy gjëra po ndodhin. E para, ju thjesht po përdorni çdo gjë që keni për momentin (të gjitha zotësitë, eksperiencën, zgjuarsinë, talentet, pikat e forta dhe instiktet) dhe pikësëdyti, nuk po e lini ankthin t’ju presë rrugën e vetëbesimit. Në një intervistë, këto dy gjëra kombinohen për t’ju dhënë një sens më të mirë se gjërat janë “OK”, që ju jeni “OK.” Do të thotë të ulesh në atë karrige duke u ndjerë i plotë dhe i tëri dhe jo e kundërta, të ndiheni të paplotë dhe në siklet.

Për ta bërë për vete këtë ndjesi, provoni këtë ushtrim: Uluni dhe mbyllni sytë, dhe zhytuni në atë se si ndiheni kur i ndezni të gjithë ‘motorrët.’ Kuptoni se ku jeton kjo ndjenjë në trupin tuaj, mbase në stomakun tuaj ose në kraharor. Imagjinojeni atë pjesë të trupit të jetë burimi i energjisë, i rrymës, i fuqisë, i lehtësisë. Dhe kur të keni nevojë për të, vetëm fokusohuni në atë pjesë të trupit, dhe do t’i riktheheni më të mirës.

3. Merrni frymë

Nervat e ankthit janë një përgjigjie paikologjike ndaj riskut, një përgjigjie e cila e bën zemrën të rrahë fort, pëllëmbët e duarve të djersisin dhe mendimet të lëvrijnë. Jeni të mbaruar kur kjo përgjigjie ju ka ngërthyer, kështuqë është me fat që keni një stabilizues natyral, një mënyrë për të ankoruar eksperiencën në diçka më të qëndrueshme dhe më aktivizuese: frymëmarrjen.

Nëse para intervistës, ju filloni të ndjeni ankthin të ngjitet te ju, drejtojeni vëmendjen te frymëmarrja juaj. Kushtojini vëmendje ndërsa del dhe futet në mushkëri ajri. Mbajeni mendjen te frymëmarrja, duke vënë re ndjesitë në trupin tuaj ndërsa ju lëshoni frymën, dhe madje edhe pauzën e momentit ndërmjet frymënxjerrjes dhe frymëmarrjes.

Ndërprerja e ‘skenarit’ shkruar nga ankthi dhe në vend të saj fokusimi në frymëmarrje raktivizon lobin parafrontal, pjesën e trurit tuaj që ju lejon të mendoni të qetë, të shprehni personalitetin tuaj dhe të merrni vendime.

4. Normalizoni refuzimin

Ndërsa eksperiencat shkojnë, refuzimi është një që ta shpif. Të skualifikohesh si një kandidaturë për një vend pune ju bën të pyesni veten nëse a jeni vërtet aq të mirë saç e keni menduar veten. Filloni të pyesni veten nëse bëtë diçka gabim apo ka diçk ate ju që menaxheri rekrutues nuk e pëlqeu. Ndjesia e fajit ju bën të ndiheni të vegjël dhe jodomethënës. Është ndjenjë e ulët dhe aspak e mirë për vetëbesimin tuaj.
Refuzimi nuk ka pse të jetë diçka e madhe e frikshme dhe kanosëse. Nëse nuk ju kërkojnë për një intervistë të dytë, nuk është fundi i botës. Nuk do të thotë se nuk jeni të mirë mjaftueshëm.

Nëse arrini në raundin e tretë, por prapëseprapë nuk merrni një ofertë, ëështë OK. Do të riktheheni sërish në lojë. Përpiquni të mos e shikoni si një gjykim të drejtëpërdrejtë kundër jush, por thjesht si një shenjë se nuk ishte puna e duhur për ju në një moment të caktuar kohe. Mos e lini kundërshtimin që ju bëhet në profesion t’ju zbehë vlerat.

5. Bëjeni më human procesin

Është e thjeshtë të hyni në një intervistë duke menduar se intervistuesi është aty vetëm për t’ju gjykuar ju. Realiteti, sigurisht është se ju u ftuat sepse CV0ja juaj dhe letra juaj e motivimit zuri syrin e menaxherit. Ju u ftuat në intervistë sepse dikush në kompani kërkon t’ju njohë ju. Menaxheri rekrutues kërkon të dëgjojë më shumë rreth ekseriencave që ju i keni përshkruar në letër. Besojeni ose jo, ata janë në anën tuaj. Ata duan të dinë se kush jeni ju dhe çfarë mund të bëni, dhe se sa mirë mund të përshtateni me skuadrën dhe kulturën. Qëllimi i tyre është t’ia ofrojë vendin e punës një qënie të “denjë” njerëzore e cila mund të shtojë vlerë, kështuqë konsiderojin ata si një aleat që kërkon t’ju japë punën e përshtathshme se sa si një armik i cili kërkon t’ju shohë keq.

Me këto këshilla të thjeshta, do të bëheni një intervistues më i fortë dhe më i artikuluar. Në vend që të keni frikë nga intervistat e paevitueshme të punës, ju duhet ta kërkoni atë, duke ditur se keni atë që ju duhet për të patur sukses mendërisht dhe fizikisht.

 

/Mashable/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0