Përderisa Wikipedia shkruhet dhe lexohet në 291 gjuhë anekënd botës, dhjetë gjuhët e para kanë gjysmën e numrit të artikujve të përgjithshëm. Për ta adresuar problemin e mungesës së përmbajtjes në gjuhët më të vogla duke lehtësuar përkthimin e artikujve enciklopedikë mes gjuhëve, Fondacioni Wikimedia, që qëndron prapa Wikipedia-s, ka krijuar veglën Content Translation, që mundëson përkthimin e artikujve. Vegla integron mjete të tjera të tilla si fjalorë ose shërbime të përkthimit nga kompjuteri.
Tashmë mundësia për të krijuar artikuj përmes përkthimit nga kompjuteri është realitet edhe në gjuhën shqipe duke bërë kështu një hap të madh përpara në zhvillimin e mëtejshëm të versionit shqip të Wikipedia-s.
Mbështetja për përkthimin nga kompjuteri bëhet përmes integrimit me platformës Yandex, e ngjashme me shërbimin Google Translate. Përkthimi nga makina është në dispozicion vetëm kur përkthehet nga disa nga gjuhët që i mbulon ky shërbim, ndërsa “Content Translation” ende mund të përdoret në mënyrë të zakonshme për të gjitha gjuhët, me ose pa mbështetjen e përkthimit nga makina.
Ekipet ligjore të Fondacionit Wikimedia dhe “Yandex” kanë punuar së bashku për të arritur një marrëveshje e cila lejon përdorimin e Yandex Translate pa komprometuar politikën e Wikipedias për atribuimin e të drejtave, privatësisë së shfrytëzuesve dhe përfaqësimin e markës. Në gjuhët në të cilat është mundësuar kjo vegël, numri i përkthimit të artikujve është rritur ndjeshëm.
Me këtë mundësi të re kontributi në Wikipedia bëhet më i lehtë dhe i qasshëm për të gjithë. Për ta përdorur veglën vizitoni http://ur1.ca/ohbil.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.