Samsung patenton orën e zgjuar e cila përdor venat për të konfirmuar identitetin

Samsung patenton orën e zgjuar e cila përdor venat për të konfirmuar identitetin


Samsung patenton shumë ide dhe shpikje dhe jo domosdoshmërisht këto shpikje i shohim tek të gjitha produktet e tij, por patentat na japin një paraqitje të shkurtër për të gjitha gjërat e reja dhe interesante me të cilat kompania është duke punuar. Samsung ka disa patenta sa i përket teknologjisë së orëve, në fakt Samsung është kompania me më shumë patenta sa i përket kësaj teknlogjie, dhe kësaj liste i shtohet së fundmi një orë e zgjuar e cila përdor venat për të konfirmuar identitetin. Në thelb kjo orë do të lexoj venat e personit që ka vendosur orën për të përcaktuar nëse ky person i autorizuar ose i paautorizuar është duke u përpjekur për të pasur akses në pajisje.

Detajet e patentës paraqesin një sensor kamere dhe dy burime drite të cilat ndodhen anash pajisjes në mënyrë që të skanojë zonën e dorës për të kapur strukturat e venave. Në momentin që dikush vendos orën, ajo do të mundohet të krijoj një identitet duke marrë kështu një imazh dhe duke e krahasuar atë me strukturën që ka ruajtur fillimisht në kujtesën e saj, jo shumë ndryshe nga mënyra se si një sensor gjurmësh gishtash krahason një shenjë me atë që ka në memorien e tij. Pasi identifikimi pozitiv të autorizohet, ora më pas do shfaqë të dhënat e pronarit.

Ky lloj identifikimi do të provojë gjithashtu të jetë i dobishëm duke ju dhënë mundësinë përdoruesve për të aksesuar gjëra të tjera të sigurisë së lartë, si psh kyçjen e derave të zgjuara, dhomat e hotelit apo edhe makinat. Teknologjia mund edhe të përdoret për blerje të sigurta me anë telefonit tuaj duke i dhënë në këtë mënyrë akses orës. Mundësitë janë të pafundme, por nuk do të jenë të dobishme për ne deri në momentin që Samsung të vendos për të sjellë këtë teknologji në treg.

samsung-smartwatch-vein-recognition-patent-2

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0