Mashtrimi i madh farmaceutik 500 milionë $ në SHBA...!

Mashtrimi i madh farmaceutik 500 milionë $ në SHBA…!


Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton mashtrimin e madh të 500 milionë dollarëve në lidhje me shitjen e kremit i cili gjoja duhet të zbusë dhimbjen, e që në fakt ka pak ose aspak vlera mjekësore, raporton Wall Street Journal.

Dëmi më i madh është bërë në programin e sigurimit shëndetësor për veteranët, ndërsa shitja e kremit është rritur fal fushatës së fortë të marketingut.

Kremi Rx Pro, i reklamuar nga Brett Favre – ish ylli i NFL-së (Ligës Nacionale të Ragbit) – ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e të moshuarve dhe të atletëve, transmeton Telegrafi.

Duke cituar burime të afërta me hetimin, Wall Street Journal shkruan se farmacistët kanë shitur shtrenjtë këtë krem ose e kanë dhënë pa recetë të kontrolluar.

Pikërisht, programi i sigurimit shëndetësor për veteranët i bën ata viktimat më të mëdha të mashtrimit. Kremi është shitur përmes telefonit ose internetit si ndihmë për atletët e lënduar, me çka gjoja ua lehtëson dhimbjet dhe ndihmon në shërimin e shpejtë.

 

/Gazeta Ekonomia/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0