Situata hidrike në kaskadën e Drinit është përmirësuar ndjeshëm si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
KESH bën të ditur se energjinë shtesë të prodhuar, rreth 41.920 MWh për periudhën 13-20 shkurt, e ka shitur në tregun e parregulluar, duke krijuar plot 1.04 milionë euro të ardhura shtesë.
Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që sot në orën 9.00 më datë 13 shkurt 2016 niveli në HEC Fierzë është 290.74 m, prurjet rreth 500 m³/sek. Niveli në HEC Koman është 172.18 m, prurjet rreth 200 m³/sek dhe në HEC e Vaut të Dejës është 75.05 m, prurjet rreth 90 m³/sek .
Për muajin Shkurt, KESH po plotëson gjithë kërkesën e tregut të rregulluar të vendit, përfshirë humbjet në rrjetin e shpërndarjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.