Jo më shumë se një shekull më parë, Rudyard Kipling shkroi se shpikja e aeroplanit do të lajmëronte një epokë “ku distancat më ekstreme do të reduktohen brenda hapësirës kohore prej udhëtimit 1 javor të 168 orëve.” Teknologjia na ka çuar pak më larg se kjo. Dizajnerat po sugjerojnë tani aeroplane që mund të transportojnë pasagjerët e biznesit nga Nju Jorku në Londër në 11 minuta ose në Shangai në 24 minuta. Kjo na kursen kohë këputjeje brenda kabinës në avion. Por shpejtësia zgjidh vetëm një pjesë të problemit. Trupat tanë janë të ‘programuar’ për një ditë 24-orëshe, me cikle të rregullta të ditës dhe errësirës. Kapërcimi i zonave kohore edhe më shpejt se kaq do të thotë të hedhim tutje ‘orën’ tonë të brendshme kur mbërrijmë.
Për fat të mirë studiuesit në Universitetin e Stanfordit besojnë se kanë gjetur një kurë për jet lag-un, ose të paktën një mënyrë për ta bërë atë më pak të bezdisshëm. Zgjidhja, jo për habi, përfshin dritën, që dikton ritmet circadiane të 24 orëshit normal të organizmit. Në një eksperiment, kërkuesit i ekspozuan pjesëmarrësit në studim ndaj dritave të shpejta dhe me frekuencë të lartë ndërsa flinin për të parë nëse ata mund të alternonin ritmet e tyre natyrale dhe për t’i bërë ata të mendojnë se bëhej fjalë për një skedul tjetër kohor.
Duket se funksionoi. Kërkuesit e gjumit thonë se zakonisht duhet rreth një ditë pë t’u përshtatur me ndryshimin të kohës prej një ore. Kështu pra një person që fluturon nga Londra drejt Moskës, duke kapërcyer tri zona kohore, do t’i duheshin tri ditë për t’u përshatur me orën lokale, duke e bërë një udhëtim pune 2 ose 3-ditor një çështje pune “shumë të përgjumur”. Por nëse natën para udhëtimit, udhëtuesit do të ekspozoheshin për një ore ndaj dritave të shpejta duke fjetur në orët e para të mëngjesit, trupi i tyre do të mendonte se dielli ka lindur tri orë më përpara. Me fjalë të tjera, para fluturimit në Moskë, ata do të ishin tamam me orën lokale të Moskës.
Shkencëtarët kanë eksperimentuar më parë me ekspozimin ndaj dritave të vazhdueshme në mënyrë që të alternonin ritmet circadiane të trupit. Por sipas studiuesve të Stanford, drita e vazhdueshme e zhvendoste orën e brendshme të një personi me vetëm 36 minuta. Përkundrazi, një dritë e shpejtë prej 2 milisekondash çdo 10 sekonda e avanconte orën me gati 2 orë më herët, dhe ndonjëherë më shumë. Sigurisht që shumica e udhëtarëve nuk mund ta kalojnë një natë në laborator para çdo udhëtimi. Kështuqë ekipi i Stanfordit po punon për një zgjidhje të jat lag-ut të udhëtimeve të gjata të biznesit për zhvillimin e një maske gjumi me drita LED, e cila mund të programohet me një smartphone. Kërkuesit publikuan zbulimet e tyre në një raport gjatë javës së shkuar. Nuk është patjetër, ende fjala e fundit në betejën kundër jet lag-ut. Por duke qenë se të ashtuquajturat kurat e tjera nuk kanë qenë shumë frymëzuese, “vër syze”, “ruaj qetësinë”, ne mund të jemi afër një të ardhmeje në të cilën udhëtimi nuk bëhet vetëm i shpejtë, por na bën të pushojmë dhe t’ia nisim nga puna sapo mbërrijmë.
/Publikuar në The Economist.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.