Videoja e vetë Samsung konfirmon që S7 do jetë kundër ujit - Business Magazine Albania

Videoja e vetë Samsung konfirmon që S7 do jetë kundër ujit


Samsung Indonesia ka ngarkuar një video ku tregon disa nga karakteristikat e rëndësishme të Galaxy S7 edge një javë përpara prezantimit të tij zyrtar. Videoja, e cila mbart vulën #TheNextGalaxy, konfirmon se Galaxy S7 edge (dhe Galaxy S7) me të vërtetë do të jetë rezistent ndaj ujit, siç kemi dëgjuar në thashethemet e ndryshme dhe raportet e javëve të fundit.

Videoja është postuar në YouTube në kanalin zyrtar të Samsung Indonezia. Siç mund të shihet dhe në video, dizajni i pajisjes nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me Galaxy S6 edge, por është gjithashtu e mundur që Samsung mund të ketë përdorur Galaxy S6 edge+ në këtë video, për të fshehur dizajnin aktual të pajisjes së ardhshme (vini re butonin në Home?).

Video gjithashtu konfirmon funksionin e karikimit wireless, edhe pse ne nuk kishim asnjë dyshim për ekzistencën e tij. Për më tepër, sipash thashethemeve këtu në techsot.al mund të themi se Galaxy S6 do vazhdojë të ketë dhe të vija dhe me disa karakteristika të reja, të tilla si: karikimin wireless, sensor gjurmësh gishtash, dhe përmirësim të imazhit kur nuk ka shumë dritë, përmirësim të privatësisë etj.

Samsung ka vendosur të prezantoj Galaxy S7 dhe S7 edge më 21 shkurt në MWC në Barcelonë.

https://youtu.be/EHaxUZPyomg

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0