Çmimi i naftës ka filluar të japë sinjalet e para të uljes edhe në tregun e brendshëm shqiptar.
Aktualisht në disa pika me pakicë në kryeqytet nafta po shitet me një çmim që varion nga 160 deri në 163 lekë për litër, duke shënuar një rënie me gati 5 lekë për litër gjatë ditëvë të fundit.
Por pavarësisht kësaj uljeje, Shqipëria mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës. Global Petroleum Prices, një sajt i cili publikon çmimin e karburanteve me pakicë thuajse në të gjitha vendet e botës, e klasifikon Shqipërinë si vendin e 20 me çmimin më të lartë të naftës në glob.
Sipas tregtarëve, arsyeja kryesore janë taksat e rënda që qeveria ka vendosur mbi naftën, shumica e të cilave janë fikse dhe nuk lehtësohen me rënien e çmimit.
Vetëm gjatë dy viteve të fundit, taksat mbi naftën janë rritur me gati 30 lekë për litër, ndërkohë që një një sistem i ri tarifash mbi liçencimin e pikave të karburanteve mund ta rrisë sërish barrën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.