Apple planifikon ndërtimin e një aplikacioni për "migrimin" nga iOS në Android

Apple planifikon ndërtimin e një aplikacioni për “migrimin” nga iOS në Android


Apple po planifikon “në mënyrë të fshehtë” dizenjimin e një aplikacioni që i ndihmon përdoruesit e iPhone për të kaluar në Android, sipas një raportimi nga The Telegraph.

E përditshmja britanike pretendon, bazuar në një “burim i besueshëm i industrisë,” që kompania e famshme e Cupertinos ka një marrëveshje për të ndërtuar një mjet që do ta bëjë më të thjeshtë për përdoruesit të transferohen në platformën tjetër.

Apple e ka aktualisht një aplikacion të tillë, pavarësisht se punon në drejtim të kundërt. “Move to iOS” (Kalo në iOS) është një aplikacion Androidi që i ndihmon përdoruesit e tyre të transferojnë kontaktet, fotot dhe të dhënat e tjera të tyre drejt një iPhone. Është vetëm një nga 3 aplikacionet që Apple ka bërë për Android, së bashku me Apple Music dhe një aplikacion që kontrollon Beats pill+ speaker.

Aplikacioni për të cilin po qarkullojhnë fjalë do të përmbushte një funksion shumë të ngjashëm për ata që kërkojnë të kalojnë nga një iPhone në një smartphone Android, duke transferuar lehtësisht fotot e tyre, muzikën, kontaktet dhe më tepër se kaq. Mesa duket, janë operatorët kryesorë të telekomit në Evropë që po i bëjnë “presion” kompanisë pasi janë të shqetësuar për përdoruesit e iPhone që janë të kyçur.

Apple nuk e ka konfirmuar relacionin dhe kompania nuk i është përgjigjur ende Business Insider pas kërkesës së kësaj të fundit për komente. Por nëse është e vërtetë, shkon në drejtim të kundërt me strategjinë më të fundit të Apple. Pasi tregu i smartphone është maturuar në Perëndim, kompania po fokusohet gjithmonë e më shumë në ndjekjen e “sëitchers” nga Android drejt iOS.

/Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0