Çmimet e naftës kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi, për herë të dytë këtë javë. Kjo vjen në kohën e shqetësimeve se Irani mund të rinisë eksportet e naftës. Tregu, ndërkohë, është i mbifurnizuar, ndërsa kërkesa është e dobët.
Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 29.46 dollarë për fuçi.
Irani mund të rinisë eksportet nëse Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore konstaton se Republika Islamike ka frenuar programin e saj bërthamor.
Kjo agjenci mund të publikojë raportin sot, pas një takimi që po mbahet në Vjenë.
Çmimet e naftës kanë rënë për 70 për qind në 15 muajt e fundit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto