iPad 3 mund të vijë në Mars

iPad 3 mund të vijë në Mars


Disa ditë më parë, analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo u shpreh se iPad 3 me shumë mundësi do të lançohet në tre-mujorin e parë të vitit 2016. Dhe me sa duket Kuo ka pasur të drejtë sepse sipas 9to5Mac dhe burimeve të tyre Apple me shumë gjasa do të zbulojë tabletin e tij në Mars.

Të dy si Kuo dhe 9to5Mac kanë qenë mjaft të mirë me thashethemet dhe spekulimet ndaj Apple, kështu që ka një shans të mira që kjo të jetë e vërtetë. Gjithashtu duke pasur parasysh faktin se Apple zakonisht mban një event çdo vit në Mars, nuk lë shumë vështirësi të kuptohet që me shumë mundësi do të shohim prezantimin e një pajsje të re. Plus dhe me formacion e iPad Air, i cila ka kohë që nuk është rifreskuar, kjo tingëllon si momenti i përkyer.

Sipas rrjedhjeve TechSot.al ka arritur në një skematike sa i përket iPad Air 3.  Në sipërfaqe do të duket si paraardhësi i tij. Megjithatë, interesante është se skematika tregon se iPad Air 3 do vijë me 4 altoparlant, si iPad Pro, si dhe do ketë dhe një blic në kamerën e pasme të tij.

Përveç iPad Air 3, TechSot.al raporton gjithashtu se me shumë gjasa do të shohim prezantime të bandave të reja Apple Watch dhe me shumë mundësi lirimin e iOS 9.3.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0