Projekti "Liter of Light" do të sjellë dritë, duke përdorur llambat e bëra nga shishe plastike - Business Magazine Albania

Projekti “Liter of Light” do të sjellë dritë, duke përdorur llambat e bëra nga shishe plastike


Një nga ndikimet e menjëhershme të një fatkeqësie natyrore, si uragani në Haiti, është se ajo shpesh pasohet nga errësira.

Më shumë se 1.5 miliardë njerëz përballen me errësirë të ngjashme si në rastin më sipër, ose me ndriçimin e zbehtë të qirinjve ose llambave të vajgurit, tymi i të cilave është helmues.

Disa prej këtyre komuniteteve janë shumë larg dhe nuk kanë energji elektrike. Të tjerët kanë energji elektrike, por nuk e përdorin atë, sepse është e shtrenjtë.

Problemi shkon përtej mungesës së dritës. Ajo shtrihet në çështje afatgjata në lidhje me sigurinë, pavarësinë, shëndetësinë dhe arsimin.

Një projekt i quajtur “Liter of Light” është duke u përpjekur t’a ndryshojë këtë duke përdorur shishe plastike.

Si funksionon?

Shishet plastike janë të mbushura me ujë dhe zbardhues, të cilat eliminojnë algat që e kthejnë ujin në të gjelbër. Shishet janë instaluar në çatitë e shtëpive dhe punojnë si një pasqyrë në çati, përthyejnë dritën në 360 gradë duke ofruar një llambë natyrale gjatë ditës.

Një mikrokozmos për sipërmarrësit

Projekti i jep mundësi popullsisë lokale për të paguar kur ata të fillojnë të bëjnë para nga shitja e llambave, që është më mirë se ta sjellin produktin nga jashtë dhe t’u kërkojnë njerëzve ta shesin atë.

Tre vjet më parë “Liter of Lights” ndriçoi dhoma dhe shtëpi. Tani ajo ka në plan të ndriçojë fshatra të tëra, të krijojë sistemet e ndriçimit publik duke përdorur metoda të lira dhe të qëndrueshme të energjisë diellore. Më shumë se 650.000 nga këto dritat janë vendosur tashmë në rreth 20 vende.

Sa kushton?

Një llambë e bërë me shishe plastike kushton rreth 3$. Llambat e rrugës mund të shkojnë nga 25$ deri në 30$. Llambat më të fuqishme shiten për 60$ të. Por në krahasim me dritat e tjera, të cilat kushtojnë rreth 1.000 $, kjo është e përballueshme dhe mjaft efikase.

 

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0