Qëllimi i trajnimit:
Trajnimi për “Teknika efektive të shitjes” i referohet mjeshtërimit se si të mbyllim më shumë shitje të suksesshme duke sjellë kështu kompani me baza të forta financiare.
Audienca:
Çdo person dhe kompani me interes në procesin dhe rezultatet e shitjeve efektive.
Përmbajtja:
Për këtë trajnim aspektet e përmbajtjes do të jenë:
- Koncepti i shitjes dhe dimensioni dinamik proaktiv dhe njerëzor në performancën e shitjes;
- Proçesi i shitjes – 6 etapat;
- Cross selling dhe up selling;
- Teknika efektive të mbylljes së shitjes;
- Simulimi i situatave reale të ndeshura në punën e përditshme me klientët;
- Si të kthesh një “jo” në një “po” me ndihmën e klientit;
- Check list e përgatitjes paraprake për të zhvilluar një takim për shitje;
- Negocimi dhe ndikimi në shitje;
- Dialogu, pyetja dhe të përgjigjurit;
- Të bëhesh një këshillues i besuar;
- Të japësh ide dhe mendime;
- Të trajtosh vërejtjet;
- Prospektimi;
- Prezantimi;
- Pjesa e pas shitjes…
- Nga nesër do të bëj ndryshe…
Çfarë përfitoni?
- Njohje profesionale dhe efektive të procesit të shitjes;
- Vetëdijesimi për rolin dhe përmirësimin e procesit të shitjes;
- Vetëbesimi i përmirësuar për punën si shitës;
- Marrëdhënie të shkëlqyera me klientët;
- Përpjesë e rritur e portofolit;
- Rezultat më i mirë i degës dhe bankës/institucionit;
- Kosto të ulura shitjeje dhe efiçencë në proces;
- Efektivitet në procesin e ciklit të shitjes;
- Mendësi me qendër klientin
- Rritje e besnikërisë së klientit
Trajnere është Elda Gjoka. Elda është sipërmarrëse, folëse motivuese dhe praktikuese reale në sipërmarrjen e shitjeve të suksesshme. Ajo k Ka trajnuar mbi 1700 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave, në tema të:
1. Komunikimit
2. Shitjeve
3. Marketingut
4. Trajnimit te trajnuesve
5. Menaxhimit te konfliktit
6. Advokacise & Lobimit
A jeni të interesuar për Trajnimin?
Për më shumë informacione dhe për pagesën ju lutem shkarkoni formularin KËTU
Për pyetje, komente apo detaje më të hollësishme mos hezitoni të shkruani në: projects@genuine-effect.com ose të telefononi në: +355 69 61 20 169
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.