Atletet do të jenë në dispozicion në dy dyqane në New York në 1 dhjetor: ”Nike’s Soho” dhe në “Nike + ClubHouse”.
Kompania konfirmoi gjithashtu se klientët do të mund të porosisin paraprakisht atletet përmes aplikacionit Nike + në 28 Nëntor, duke përdorur opsionin “Reserved for You”.
Nike HyperAdapt është këpuca atletike e para vetë-lidhëse që Nike ka lëshuar për publikun e gjerë.
Mekanizmi vetë-lidhës i këpucëve punon në mënyrë automatike. Kur ju fusni këmbën në atlete, thembra juaj do të godasë një sensor dhe sistemi automatikisht do t’a forcojë.
Pastaj ka dy butona anash për të shtrënguar apo liruar këpucën. Ju mund t’a rregulloni atë deri sa të jetë e përsosur,” tha Tiffany Beers, inovatore në kompaninë NIKE.
Dritat LED në tabanin e këpucëve shfaqin jetën e baterisë së këpucëve, e cila zgjat rreth dy javë.
Burimi: money.cnn.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.