Cilat janë 5 karrierat të cilat i bëjnë njerëzit të lumtur? - Business Magazine Albania

Cilat janë 5 karrierat të cilat i bëjnë njerëzit të lumtur?


Kënaqësia e punës është më e lartë për drejtorët e filmave, koreografët, atletët, DJ dhe dizajnërat e video lojërave.

Disa punë janë mjaft të mjerueshme. (Vetëm pyetni këdo që ka punuar në Telemarketing.) Megjithatë, janë pesë punë që njerëzit me të vërtetë e pëlqejnë, sipas Sokanu, një firmë për përzgjedhjen e karrierës dhe trajnimeve.

Ata së fundmi kanë mbledhur të dhëna rreth lumturisë në vendin e punës nga më shumë se 250.000 punëtorë në 250 rrugë të ndryshme të karrierës. Studimi zbuloi disa të dhëna jo shumë të papritura, si për shembull punëtorët në Hawaii janë shumë të lumtur (mesatarisht) se sa punëtorët në Vermont.

Çfarë ishte interesante në këtë studim ishin pesë karrierat ku punonjësit kishin kënaqësi më të lartë në punë:

  1. Drejtori i Filmit
  2. Koreografët
  3. Atletët
  4. DJ
  5. Dizajnërat e video lojërave

Regjisorët dhe koreografët kanë për detyrë t’i tregojnë të gjithëve se çfarë duhet të bëjnë. Në mënyrë të ngjashme, atletët varen nga përkushtimi dhe vendosmëria për të zhvilluar aftësitë e tyre, ndërsa DJ i bëjnë të gjithë të tjerët të kërcejnë me muzikën e tyre.

Dizajnërat e video lojërave kanë kontroll pothuajse të plotë mbi botët që ata krijojnë.

Të pesta karrierat janë gjithashtu shumë krijuese sepse ofrojnë një mënyrë për të argëtuar dhe frymëzuar njerëzit e tjerë.

Në të kundërt, këtu janë pesë punët që njerëzit nuk i pëlqejnë (# 1 është karriera më e keqe):

  1. Telemarketer
  2. Teknik Laboratori
  3. Roje
  4. Nëpunës në postë
  5. Mbledhës borxhesh

Të pestave këtyre karrierave ju mungon kontrolli dhe krijimtaria. Më e rëndësishme, dy prej tyre (telemarketer dhe mledhës borxhesh) bëjnë njerëzit të varfër, ndërsa një teknik laboratori fokusohet në gjetjen nëse njerëzit janë të sëmurë dhe kjo nuk një detyrë e këndshme. Nëpunësi në postë dhe portieri janë dy punë të dobishme, por në përgjithësi përbuzen.

Mësimi këtu është i qartë: Nëqoftëse ju doni të jeni të lumtur në punë, kërkoni vende pune që ju japin kontroll, që ju lejojnë të jeni krijues dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, të bëni njerëzit e tjerë të lumtur.

Në mënyrë të ngjashme, menaxherët të cilët duan që punonjësit të jenë të lumtur duhet t’i japin atyre më shumë kontroll mbi mjedisin e tyre të punës, t’i lejojnë atyre më shumë kreativitet në mënyrën se si ata e bëjnë punën dhe të gjejnë mënyra për të theksuar se si kjo punë bën një ndryshim pozitiv në jetën e njerëzve të tjerë.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0