Ritualet e fundjavës së 6 CEO-ve - Business Magazine Albania

Ritualet e fundjavës së 6 CEO-ve


Nuk ka rëndësi se kë pyesni – fundjava nuk është kurrë aq e gjatë sa duhet.

Lexoni për gjërat që bejnë sipërmarrësit gjatë kohës që qëndrojnë larg nga zyra:

1. “Në verë, shkoj për peshkim pothuajse çdo fundjavë. Të notoj në oqean me një grup të ngushtë miqsh është aktiviteti im i preferuar. “- Sterling Wilson, Pop! Promos

ritualet-e-fundjaves-se-6-ceo-ve-business-magKompania multimilliona-dollarësh e Wilson erdhi nga dashuria e tij për sportin, kështu që natyrisht bashkë-themeluesi dhe presidenti i Pop! Promos ka kohë për aktivitete atletike. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik ka përfitime të rëndësishme për shëndetin e njeriut si për shembull reduktimin e stresit dhe rritjen e vetëbesimit – një pikë shumë e rëndësishme për sipërmarrësit.

 

2. “Unë gjithmonë, gjithmonë përpiqem të gjej kohë për të mos punuar.” – Daniel Hermann, Paint Nite

ritualet-e-fundjaves-se-6-ceo-ve-business-magPuna e një sipërmarrësi nuk mbaron kurrë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Hermann, puna e të cilit nuk është orari tipik 9 me 5.

Është e rëndësishme që të merrni kohë të lirë për të pushuar gjatë fundjavës. Gjithashtu këto dy ditë janë një kohë e mirë për të bërë ato detyra të cilat nuk do t’i mbaronit kurrë në zyrë.

 

3. “Unë kaloj kohë me familjen time.” – Bill Wade, Company.com

ritualet-e-fundjaves-se-6-ceo-ve-business-magSi themelues i rrjetit social për bizneset e vogla, orari i Wade është i mbushur plot me angazhime të punës. Megjithatë, sipërmarrësi nuk lejon që e gjithë koha e tij të shpenzohet për punë.

“Unë kam një familje të madhe (unë jam i martuar dhe kam katër fëmijë) dhe ndonjëherë biznesi ka një mënyrë për të ulur kohën që ne shpenzojmë së bashku,” thotë ai. “Pra, fundjavat janë të përkushtuara për të kaluar kohë së bashku.”

4. “Unë gjithmonë hedh një vështrim në oqean.” – Dex Deboree, Los York

ritualet-e-fundjaves-se-6-ceo-ve-business-magAgjensia e Deboree-së për content marketing përfiton nga aktiviteti i tij i preferuar gjatë fundjavës. Hulumtuesit kanë zbuluar se të qenit pranë ujit na bën më të qetë si dhe inkurajon inovacionin.

 

 

 

5. “Kur ka dallgë, unë bëj sërf. Dhe kaloj kohë me fëmijët e mi.” – thotë Seth Epstein, Los York

ritualet-e-fundjaves-se-6-ceo-ve-business-magEpstein, partner i Deboree në biznes, gjithashtu preferon të kalojë fundjavat e tij afër ujit. Edhe pse jo të gjithë kanë qasje në oqean, aktivitetet në natyrë janë një mundësi e madhe për të përfituar nga natyra.

 

 

 

6. “Ha darkë me prindërit dhe vëllezërit çdo të dielë. Më pëlqen të kaloj kohë me tre fëmijët e mi.” – thotë Paul Saunders, eLuxurySupply.com

ritualet-e-fundjaves-se-6-ceo-ve-business-magNdërsa ata mund të duken të dalë nga moda, darkat familjare me të vërtetë janë një mënyrë e mirë për t’u shijuar me familjen. Përderisa ditët e javës janë plot me takime, praktika futbolli dhe netë përkulur mbi një kompjuter, fundjava është koha ideale për t’u ulur dhe për të shpenzuar kohë së bashku.

 

 

Burimi: businessinsider.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0