Miratohet ligji për mbylljen e “Call Center” në Shqipëri. Mijëra të rinj do mbeten në rrugë - Business Magazine Albania

Miratohet ligji për mbylljen e “Call Center” në Shqipëri. Mijëra të rinj do mbeten në rrugë


Parlamenti italian në datën 23 nëntor ka aprovuar ligjin i cili do të ndalojë funksionimin e call center në vendet që nuk janë pjesë e BE sic është Shqipëria.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane. Për vite me rradhë shoqëritë italiane kanë transferuar aktivitetin e tyre call center në shtete jashtë BE për të fituar nga krahu i punës dhe taksat e pakta që paguhen në këto shtete.

Pikërisht në këto shtete bën pjesë edhe Shqipëria, ku sektori i Call Center ka punësuar mijëra të rinj dhe pjesa më e madhe e degëve u përkasin shoqërive italiane.

Por zhvendosja jashtë Italisë e call center ka bërë që shumë italianë të humbin vendin e punës dhe këtë qeveria italiane e ka injoruar për shumë kohë. Por pas shumë diskutimesh në 23 nëntor në parlamentin e shtetit fqinj u vendos që shoqëritë italiane e kanë të ndaluar të transferojnë aktivitetin e Call Center, qoftë inbound apo outbound jashtë kufijve të vendeve anëtare të BE. Përndryshe shoqëritë do të paguajnë gjoba të larta.

Neni 35a parashikon se “kur një tregtar vendos për lokalizimin, duke përfshirë caktimin ndaj palëve të treta, aktivitetet e Call Center jashtë territorit kombëtar në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Europian, duhet të njoftojë së paku tridhjetë ditë para transferimit në Ministrinë e Punës, duke treguar numrat e telefonit në dispozicion të publikut dhe të sigurohen mbrojtja e të dhënave personale.”

Për më tepër, kur një qytetar telefonohet nga Call Center duhet të njoftohet paraprakisht për vendin në të cilin operatori po telefonon dhe në qoftë se vendndodhja e operatorit në një vend nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

/Mapo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0