Smabow, kapelja me të cilën mund të filmoni çdo moment - Business Magazine Albania

Smabow, kapelja me të cilën mund të filmoni çdo moment


Duke pasur parasysh lidhjen e fortë me median sociale, ne nuk do të kemi mjaftueshëm mundësi për të regjistruar dhe për të komunikuar gjithçka që kemi nevojë.

Snapchat është përpjekur të krijojë diçka si syzet Spectacles të saj që e bëjnë të qartë se kur jeni duke filmuar.

Megjithatë nuk është mjaftuar me këto dhe tashmë nuk janë syze por një kapele, e quajtur Smabow, e cila është një shpikje japoneze. Smabow është kapelja e projektuar për të montuar telefonë të zgjuar si dhe kamera në mënyrë që t’iu vijë në ndihmë për inçizime të videove, duke ju mundësuar të mos humbisni asnjë çast pa inçizuar.

Është dizejnuar për t’u përshtatur në të gjithë telefonët të tillë si: ( iPhone, të gjithë llojet e Galaxy S-të, të gjithë Sony Xperias, dhe shumë lloje të tjerë), si dhe kamera GoPro.

Njerëzit tani mendojnë se është e pranueshme për të filmuar çdo moment të çdo dite dhe me këtë vegël të thjeshtë, por të zgjuar bëhet fjalë për multi-tasking, ju bëni edhe shëtitje në park edhe në të njëjtën kohë filmoni!”

Dhe kjo është diçka që krijuesit e Smabow duan ta shfrytëzojnë më tej. Ky aksesor vjen me një çmim prej 42$.

burimi:  cnet.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0