BERZH: Ja cilat do të jenë prioritetet e ekonomisë shqiptare në 2017-n - Business Magazine Albania

BERZH: Ja cilat do të jenë prioritetet e ekonomisë shqiptare në 2017-n


Në raportin e tranzicionit 2016-2017 ( Mundësi të barabarta në një botë të pabarabartë), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë një renditje të prioriteteve kyçe që duhet të ketë qeveria për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë shqiptare për vitin 2017.

BERZH ka renditur tre, si prioritete kyçe, duke e vënë thelbin kryesisht te stabiliteti ekonomik që duhet të ruhet me përmbylljen e marrëveshjes me FMN-në:

Prioritetet e 2017-ës:

1.Stabiliteti makroekonomik duhet të ruhet me përfundimin e programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Programi aktual “FMN Extended Fund Facility” i cili përfundon në fillim të 2017 ka qenë një ‘spirancë’ e rëndësishme për të përmirësuar performancën makroekonomike dhe fiskale të viteve të fundit. Përfitimet e realizuara brenda këtij programi duhet të ruhen me kujdes.

2.Të vazhdohet me reformën kundër informalitetit. Hapat e para të fushatës dhanë ndikim pozitiv duke rritur numrin e kompanive të reja të regjistruara, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të krijuar një mjedis të barabartë për bizneset e ligjshme.

3.Të rritet qasja komerciale në sektorin e energjisë. Kjo është e nevojshme për qëndrueshmërinë afatgjatë. Hapat për të reformuar kompanitë shtetërore të energjisë, KESH dhe OSHEE janë inkurajuese, por rruga përpara është sfiduese. Përmirësimet në qeverisjen e korporatave dhe efikasitetit operacional do të jetë thelbësore për respektimin e rregullave të Bashkimit Europian në sektorin e energjisë.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0