Tematika e takimit të radhës ishte miratimi i rregullores së Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë dhe prezantimi i planit operacional. Gjithashtu, u diskutua për Sekretarinë Teknike tashmë të krijuar brenda MZHETTS, synimi i së cilës është të presë shqetësimet e biznesit për lehtësimin e tregtisë. Kjo strukturë do të shërbejë si hap i parë për krijimin e një “help desk” (me vlerë 6 mln lekë), tek i cili bizneset do të drejtohen dhe marrin informacione mbi procedurat dhe kërkesat teknike, që duhet të kenë produktet sipas tregjeve ku eksportohet. Për funksionimin e kësaj sekretarie, Ministrja Ekonomi kërkoi që përfaqësuesit e institucioneve të pranishëm, të kontribuojnë me ekspertë dhe staf, në mënyrë që t’u jepet sa më shpejt e saktë përgjigje shqetësimeve të bizneseve që eksportojnë.
Të pranishmit diskutuan në vijim mbi disa raste vështirësish tregtimi të hasura së fundi nga eksportuesit shqiptarë lidhur me nënproduktet e qumështit, eksportin e limonëve, domateve etj. Këto problematika vijnë edhe si rezultat i mungesës së dokumentacionit përkatës të eksportuesve shqiptarë, të cilët duhet të kenë certifikatën e analizave të produktit, një etiketim dhe ambalazhim më cilësor etj.
Ministrja shtoi se AIDA mund të përdoret nga bizneset prodhuese, për t’u rritur produkteve cilësinë e paketimit dhe etiketimit, ndërsa kërkoi nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU që t’ua bëjnë të qartë fermerëve kushtet që duhet të plotësojë një produkt para se të eksportohet. Përfaqësuesi i USAID dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë u angazhuan për të mbështetur menjëherë Sekretarinë Teknike, për lançimin sa më shpejt të ‘Help Desk’.
burimi: kohajone.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto