Ke një ide inovative? Imagjino dhe krijo "botën" ku do të jetosh! - Business Magazine Albania

Ke një ide inovative? Imagjino dhe krijo “botën” ku do të jetosh!


Çfarë është Laboratori i Inovacionit 2.0?

“Laboratori i Inovacionit 2.0” është një iniciativë që promovon sipërmarrjen rinore, financuar nga CATI Foundation, fondacion i themluar nga Znj. Keti Bazhdari, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Kongresit Rinor Kombëtar, për t’i dhënë një impuls pozitiv ekonomisë shqiptare, vetëpunësimit të të rinjve me qëllim zbutjen e diferencave sociale.

Qëllimi i Laboratorit të Inovacionit është të mbështesë idetë dhe planet e biznesit më të mira, të veçanta, fitimprurëse dhe që garantojnë rezultate të qëndrueshme, si dhe kontribuon drejtpërdrejtë në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Idetë më të mira do të përfitojnë grante mbështetëse nga 1000 euro deri në 5000 euro.

Kushti i vetëm është që 30% e vlerës së projektit duhet të bashkëfinancohet nga aplikuesi.

Laboratori do të ofrojë gjithashtu mbështetje duke ndihmuar të rinjtë me orientime profesionale dhe ligjore për të qenë të suksesshëm në sipërmarrjen e përzgjedhur.

Si funksionon Laboratori i Inovacionit 2.0?

Qëllimi i Laboratorit është të mbështesë idetë e biznesit që kanë mundësinë më të madhe për të konkurruar duke tejkaluar barrierat e tregut drejt suksesit ekonomik.

Faza e parë – Aplikimet
Kushdo shtetas shqiptar, nga mosha 18 –25 vjeç, ka të drejtën të aplikojë duke dërguar email tek: laboratori.inovacionit@gmail.com

Dërgo:
1. Po ti kush je? ( Europass CV)
2. Na trego pse ideja jote është fituese?( Max 2 fq A4 )
3. Plan Biznesi ( Max 5 faqe A4)

*Granti financues
Idetë më të mira do të financohen nga 1000 Euro deri në 5000 Euro.

Deadline
5 Dhjetor 2016 – 31 Janar 2017

Faza e dytë – Përzgjedhja paraprake
Aplikuesit do të prezantojnë në publik idenë e tyre, duke treguar aftësitë e tyre menaxhuese si edhe aftësitë e të prezantuarit të planit të biznesit.

Kriteret Përzgjedhës:
Ideja e Biznesit 30 Pikë
Prezantimi i Planit të Biznesit 20 Pikë
Bashkëfinancimi 20 Pikë
Vlerësimi Teknik i Projektit 20 Pikë
Prezantimi publik 10 Pikë
Total 100 Pikë

*Required ==> 50 Pike për të kaluar në Fazën e Tretë

Duhen minimalisht
• 10 Pikë në Idenë e Biznesit
• 10Pikë në Prezantimin e Planit të Biznesit
• 5 Pikë në Prezantimin në Publik
• 10 Pikë në Bashkëfinancim
Ju Pyesni – Laboratori i Inovacionit Përgjigjet

1. Kur mund të aplikoj?
Procesi i aplikimit hapet në 5 Dhjetor 2016 dhe do të vazhdojë të jetë i hapur deri në 31 Janar 2017

2. A duhet të kem një grup pune apo mund të aplikoj edhe si individ?
Preferohet që grupi të jetë i krijuar përpara se ju të paraqisni kërkesën tuaj për aplikim, por gjithsesi nuk do të përjashtohen aplikimet nga sipërmarrës individual.  Rekrutimi i individëve të aftë përbën sfidë, por ngritja e një grupi pune do të lehtësonte ndërtimin e një biznesi të qëndrueshem dhe të suksesshëm.

3. A është kusht që sipërmarrja të jetë e orientuar në fushën e teknologjisë së informacionit?
JO. Programi Laboratori i Inovacionit është ndërtuar për të nxitur të gjitha llojet dhe format që mund të shfaqet iniciativa sipërmarrëse.

4. A është ky program vetëm për studentët?
JO. Laboratori i Inovacionit është në mbështetje të të gjitha grupeve të cilët kanë filluar tashmë të zhvillojnë idetë e tyre dhe kanë përkushtimin, energjinë dhe kohën e nevojshme për të ndjekur deri ne realizim idete e tyre.

5. A pranon Laboratori i Inovacionit aplikantë të cilët vijnë jo nga Tirana?
Patjetër që PO. Laboratori i Inovacionit 2.0 mirëpret dhe inkurajon aplikantë të moshës 18 -25 vjeç nga e gjithë Shqipëria.

6. A ka një tarifë për të marrë pjesë në programin e Laboratorit të Inovacionit?
JO, nuk ka asnjë tarifë për të marrë pjesë në programin Laboratori Inovacionit 2.0

7. Nëse ideja ime e biznesit është fituese a do të përfitoj unë fonde në fund të programit?
PO, idetë më të mira do të përfitojnë grante mbështetëse nga 1000 euro deri në 5000 euro.
Kushti i vetëm është që 30% e vlerës së projektit duhet të financohet nga aplikuesi.

8. Si mund të aplikoj për programin e Laboratori i Inovacionit?
E thjeshtë, dërgo një email tek Laboratori-Inovacionit@gmail.com

Dërgo:
1. Po ti kush je? ( Europass CV)
2. Na trego pse ideja jote eshte fituese ?( Max 2 faqe A4 – Times New Roman 12)
3. Plan Biznesi ( Max 5 faqe A4)

Burimi: facebook.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0