Rënia e gongut nuk do të thotë që të gjithë të shkojnë në tavolinat e tyre të punës; kjo do të thotë që ata të mblidhen në një takim me ekipin e tyre, i cili zgjat 10 minuta apo më shumë. Kjo është mbledhja e vetme për shumicën e punonjësve, pasi shumë mbledhje konsiderohen si shpërqëndrime të kota. Në vend të kësaj pritet që stafi të punojë në kompjuterat e tyre.
Sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Rob Mee, kjo praktikë është provuar të jetë çelësi për ta bërë ditën e punës dhe shfrytëzimin e kohës së punonjësit sa më efektive të jetë e mundur.
“Kam kuptuar që programuesit, nëse i lë në pajisjet e tyre, fillojnë të punojnë rreth orës 10:00. Dhe nëse ata nuk kanë ngrënë mëngjesin siç duhet, do të jenë të uritur rreth orës 11:00, kështu që do u duhet të pushojnë për të ngrënë dhe kjo e zgjat pasditen. Por nuk është efiçente. Kështu që menduam që të gjithë të hanë mëngjes fillimisht. Dhe kjo është arsyeja e këtij orari”, shpjegon Mee.
Të gjithë punonjësit hanë të lirë mëngjesin dhe e nisin punën në 09:06. Por pse pikërisht në këtë kohë? “Menduam që po ta linim në orën 09:00 fiks, programuesit do të ishin të frustruar për ditën, do mendonin do bëhem vonë”, thotë Mee.
Një tjetër kërkesë është që të gjithë punonjësit të largohen në kohë dhe askush nuk lejohet të punojë në mbrëmje. Kjo bëhet që punonjësit mos të lodhen dhe të sigurojnë produktivitet maksimal të nesërmen. Praktikat e punës duken të efektshme, duke gjykuar nga suksesi i biznesit.
burimi: digitaljournal.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.