Në krye të themelimit të lëvizjes Be Kind, një organizatë bamirësie, e cila mbledh fonde për fëmijët dhe gratë në nevojë në fushën e arsimit dhe të varfrit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi, Premila është gjithashtu edhe një producente televizioni dhe filmi dhe kreu i një korporatë me 15 vjet përvojë.
Por pasioni kryesor i Premila-ës është bamirësia. Bujaria, dashuria dhe dëshira për të ndihmuar botën, është ajo që e motivon atë. Ajo ka lindur në Mumbai, ku babai i saj ishte një inxhinier mekanik në marinën Indiane. Kur u largua, ai u bë një sipërmarrës i modës dhe u zhvendos në Hollandë. Pra Premila pati disa përvoja familjare se si të drejtonte një biznes të suksesshëm.
Pas studimit në Shkollën Ndërkombëtare të Hagës ajo vazhdoi shkollimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku studioi “Ligj dhe Menaxhim në Shkencë” ndjekur nga një “MPhil në Marketing”.
Më poshtë janë disa këshilla nga një sipërmarrëse me origjinë indiane e re, e suksesshme dhe filantrope.
– Mundohuni të jeni i sjellshëm dhe miqësor me të gjithë ata që takoni në udhëtimit tuaj, thotë Premila: “Mbështetja më e përzemërt ndonjëherë mund të vijë nga të huajt.”
– Nëse ka një ndarje, është më mirë të ndaloni për një moment dhe të merrni pak kohë. Gjithkush dëshiron t’i provojë vetes dhe botës se ata mund të arrijnë çdo gjë, por duhet pak kohë për t’i plotësuar gjërat dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me faktin se je i dobët. Duke marrë një pauzë mund t’iu ndihmojë të bëheni më të fortë.
– Mos i kushtoni shumë vëmendje asaj që thonë të tjerët. Jini i sigurt për atë që po bëni. Premila thotë: “Nuk keni asgjë për të provuar dhe nëse dikush ju gjykon kjo tregon se ka të bëjë më shumë me zgjedhjet dhe sjelljet e tij sesa me tuajat.”
2016 i ka mësuar Premila-ës disa mësime, si në biznes dhe jetë. Pra, çfarë ka marrë ajo nga 12 muajt e fundit?
-Gjithmonë përmirësoni aftësitë tuaja dhe bëjeni këtë duke fituar eksperiencë të re.
-Mos u zhgënjeni në një fazë të hershme dhe mos humbni kurrë shpresën! Mundohuni të gjeni një partner ku mund të mbështeteni, i cili do iu përkrahi në udhëtimin tuaj të suksesit. Nëse nuk keni ndonjë për momentin, lexoni libra këshillimi dhe mentorimi. Premila thotë se këto janë “shumë të vlefshme”.
– Mos iu besoni gjithçkaje që iu thonë. Gjithmonë mbroni pozicionin tuaj duke nënshkruar një marrëveshje. Këtu duhet të jeni i vëmendshëm dhe mendoheni dy herë nëse duhet t’i besoni dikujt apo jo.
– Kini parasysh se udhëtimi i startup-eve është i gjatë, sidomos për bizneset të cilët nuk prodhojnë produkte apo shesin shërbime. Rritja e fondeve mund të jetë një detyrë e vështirë. Premila vë në dukje se: “Ky mund të jetë një udhëtim i vetmuar për një producent dhe shpesh një përbuzje”. Megjithatë, mos i lejoni rrethanat t’iu mboshtin! Gjithmonë gjeni motivim për të arritur suksesin. Puri Makh ndan përvojën e saj. “Për mua, ngritja e “Lëvizjes Be Kind” ka qenë një bekim! Më kujton se sa me fat jam. Por në të njëjtën mënyrë, kjo është një kujtesë e vazhdueshme se akoma duhet të bëjmë më të mirën për të sjellë përsëri ekuilibër në këtë botë.”
Çfarë po shpreson Premila që të japë në 2017?
Në 2017 “Lëvizja Be Kind” do të rrisë akoma më shumë mbështetjen e saj për më të paprivilegjuarit mes nesh. Bamirësia sapo ka filluar me dy projekte; Helpin Eaves, i cili është i lidhur me rehabilitimin e femrave të pastreha dhe Fondacioni Easwaramma, e cila është e fokusuar në edukimin e vajzave. Në të ardhmen, “Lëvizja Be Kind” pret që të përhapi mesazhin e mirësisë nëpërmjet iniciativave të mediave.
/burimi: Virgin.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.