I riu Ardi Jusufi , 19 vjeçar, nga Prishtina eshte i jashtezakonshem ne fushen e Informatikes.
Konsiderohet qe ne çdo shoqeri 2 per qind e popullates jane me inteligjence mbi-mesatare.
Por Ardi, sipas rezultateve te testit te Projektit ATOMI per Inteligjence eshte me shume se kaq, pasi qe i takon vetem nje promileshit te shoqerise sone.
Ai po quhet gjeni i informatikes. Me inteligjencen e tij ai ka marre pjese ne shume projekte nderkombetare.
Gjenite kane nevoje per nje edukim te mirefillte dhe per krijimin e kushteve te nevojshme per realizimin e tyre. Marre parasysh, qe personat si Ardi jane nje aset i rendesishem kombetar dhe kujdesi ndaj tyre eshte i pakte, ai arritjet e tij arsimore, nuk i sheh ne Prishtine dhe ka nje arsye per kete, transmeton koha.net.
Perveç kohes qe e kalon me shkencat kompjuterike, Ardi ne kohen e lire merret edhe me fotografi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto