Apple Watch, që sot e disponueshme për ta porositur Online - Business Magazine Albania

Apple Watch, që sot e disponueshme për ta porositur Online


Apple Watch, mund ta porosisni paraprakisht që sot në website Apple Store. Ndërkohë që porosia do të lëvrohet duke filluar nga data 24 Prill, datë e njoftuar për lançimin zyrtar të Apple Watch.

Apple ka zgjedhur këtë periudhe fillestare për porosi pasi sipas kompanisë pritet një kërkesë jashtëzakonisht e madhe nga publiku.

Shikoni “review-në” në linkun video: Apple Watch is the best smartwatch on the market: Our review

Gjithashtu që sot nëse do të ishit banor i Australisë, Kanadasë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Hong-Kong-ut, Japonisë, Anglisë dhe SHBA-ve do të kishit mundësinë edhe ta provonit personalisht në dyqane, por pa te drejtën e blerjes.

Një mënyrë tjetër përveç porosisë nëpërmjet faqes zyrtare të Apple Store online, është ta porosisni Apple Watch nga aplikacioni iOS i Apple Store nga telefoni juaj.

Duket se Apple, me përzgjedhjen e kësaj date për Porositjen Paraprake të Apple Watch është përpjekur të “zbehë” sadopak vëmendjen e gjithë përdoruesve të smartfonë-ve ndaj lançimit të madh global të Samsung.

Sot, pritet të lançohet zyrtarisht në gjithë botën: Samsung Galaxy S6 & S6 Edge. Më shumë për lançimin e tyre dhe karakteristikat me foto dhe video mund ti ndiqni http://infoalbania.al/samsung-pret-te-thyeje-rekorde-me-shitjet-e-galaxy-s6/

Artikulli origjinal gjendet në linkun:

http://mashable.com/2015/04/10/apple-ëatch-noë-available-for-preorder/?utm_cid=hp-hh-pri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0