Dy kosovare krijojne video-lojen “Autokton”, mbi 10 mije shkarkime (VIDEO) - Business Magazine Albania

Dy kosovare krijojne video-lojen “Autokton”, mbi 10 mije shkarkime (VIDEO)


Ndeshja Serbi-Shqiperi dhe Lorik Cana tashme vijne ne nje video-loje per smartphone. Pas ngjarjeve te 14 tetorit, ku gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, tifozet serbe “pushtuan” fushen e stadiumit “Partizani”, ndersa lojtaret shqiptare reaguan e mbrojten me guxim flamurin e tyre, duke u konfrontuar; dy muaj me pas dy studente kosovare te shkencave kompjuterike kane krijuar nje video-loje me keto elemente. Video-loja “Autokton” me ndeshjen Serbi – Shqiperi dhe Lorik Canen, e krijuar nga Asdren Gecaj dhe Robert Berisha tashme eshte perhapur mjaft.

Dy te rinjte qe krijuan lojen video game simultojne perleshjen ne fushe mes lojtareve te Serbise dhe Shqiperise me protagonist edhe kapitenin e skuadres Lorik Cana ndersa mbrohet nga goditja me stol e tifozit te futur ne fushe.

Video-loja e perhapur tashme ne aparatet Android, ka arritur ne rreth 10 mije shkarkime, te cilet i kane nxitur te rinjte kosovare qe te ripunojne me aplikacionin per ta pershtatur edhe per sistemin iOS, duke mos “zhgenjyer” keshtu as perdoruesit e IPhone.

Me poshte jepet nje “screenshot” i lojes, nga skeda e aplikacioneve “Google Play”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0