Shifrat e Gogo-s, kompani qe ofron sherbimin e internetit wireless ne avion tregojne se pajisjet Apple jane ato qe mbizoterojne persa i perket aksesimit te ketij sherbimi gjate fluturimit.
Nuk dihet nese kjo ndodh per shkak te fames qe kane produktet e Apple apo perdoruesit e Android tregohen me te zgjuar dhe shkarkojne programet e tyre argetuese para se te udhetojne.
Pavaresisht arsyes shifrat e infografikut te meposhtem te publikuar prej Gogo-s jane vertet domethenese. 84% e perdoruesve te internetit gjate fluturimit disponojne iOS, ndersa vetem 16% prej tyre aksesojne sherbimin nepermjet sistemit Android. Informacionet e detajuara tregojne se nga totali i smartfoneve, 73% jane iPhones dhe 26% jane Android.
Diferenca eshte me te vertete e madhe, por Android ka bere permiresime krahasuar me vitin 2011 kur pajisjet iOS qe aksesonin internetin ne fluturim perbenin 96% ndersa Android vetem 3.2%.
Te dhena akoma me te detajuara te raportit tregojne se njerezit perdorin tabletet me teper se cdo pajisje tjeter per te aksesuar internetin ne avion, perkatesisht 35%, nderkohe 33% perdorin laptop, ndersa 32% e njerezve perdorin smartfonet.
Gogo ofron sherimin Wi-Fi ne 1500 avione te kompanive te ndryshme si America Airlines, Air Canada, Delta, Frontier etj.
Sherbimi eshte i kushtueshem pasi behet ne baze te oreve te perdorimit nderkohe qe me pare ofrohej me nje pagese fikse per gjithe kohezgjatjen e udhetimit. (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.