Ne takimin me Diellin - Business Magazine Albania

Ne takimin me Diellin


Ne vjeshte te vitit 2013 nje komete shume e lashte do t’i qaset fare afer Tokes. Shkencetaret presin qe me shkelqimin e saj ajo te erresoje madje Henen dhe te jete e dukshme me sy te lire edhe gjate oreve te dites. Trup qiellor ne fjale u zbulua nga astronomet ruse. Ata gjeten se kometa leviz neper nje trajektore krejtesisht te veçante: pas rrotullimit te vetem rreth Diellit ajo do te largohet pergjithmone ne hapesiren nderyjore ne “Rene e Oortes”. Keshtu quhet sfera gjigante e perbere nga triliona blloqe akulli, e cila rrethon Sistemin diellor.
 
Kur astronomet ruse Vitali Nevskij dhe Artiom Noviçonok pane ne monitor (ekran) nje njolle te ndritshme, ata nuk e dinin akoma se ajo ishte nje komete. Shkencetaret shkarkuan ne kompjuter fotot e hapesires qiellore te bera ne oret e nates me ndihmen e teleskopit 40 cm ne qytetin Kisllovodsk te Rusise jugore. Teleskope te tille perdoren zakonisht per zbulimin e asteroideve, sqaron astronomi rus Dimitri Vibe:
 
– Asteroidet, kometat dhe trupa te tjere qiellore te Sistemit diellor levizin shume ngadale neper sfondin e pergjithshem te hapesires yjore. Prandaj kerkimi i objekteve te tilla eshte me i pershtatshem te kryhet me ndihmen e nje programi kompjuterik qe krahason fotot e qiellit yjor, te bera me njefare intervali kohor, duke filluar qe nga disa minuta. Kur programi pikas se ndonje objekt ne imazhin e perftuar ndricon, atehere ai njofton se eshte zbuluar nje asteroid potencialisht interesant, ose, si ne rastin konkret, nje komete.
 
Nderkohe kometa ndodhet pertej orbites se Jupiterit. Ajo do t’i afrohet Diellit vetem nje here. Astronomet e pagezuan ate me emrin ISON (International Scientific Optical Network). ISON, sipas llogaritjeve paraprake, ka perjetuar shume epoka ne evolucionin e Sistemit diellor. Kur jeta ne Toke ishte ne lindje e siper, ISON sapo fillonte levizjen e saj nga e ashtuquajtura Reja Oort. Meqenese ISON nuk ka qene kurre ne zonat e brendshme te Sistemit diellor, ne te eshte ruajtur gjurma karakteristike e mjedisit nderyjor. Studimi i siperfaqes se kometave te tilla mund te jape nje informacion te paçmuar ne lidhje me evolucionin e Gjithesise (Universit).
 
Tani ISON mund te shihet vetem nepermjet teleskopeve shume te fuqishem. Por aty nga fundi i veres kushdo qe deshiron me dylbi te zakonshem mund te ndjeke udhen e endacakes kozmike. Kurse ne nentor, kur kometa te kaloje orbiten e Tokes, mbeshtjellja e erret e saj do te shkrije duke ekspozuar thelbin e akull. Kometes do t’i shfaqet “bishti”, atehere ajo do te behet shume me e ndritshme dhe do te jete e dukshme edhe ne mes te dites. Sa sa kohe do te zgjase kjo pamje jashtezakonisht e bukur – tani per tani nuk mund te thuhet saktesisht: me 28 nentor kometa do t’i qaset shume afer Diellit dhe nen ndikimin e temperaturave te larta mund te shperbehet ne copa. Ne qofte se nuk do te ndodhe nje gje e tille, atehere ajo do te jete e dukshme me sy te lire pothuajse deri ne fund te dhjetorit. Ndersa me 14-15 janar Toka do te kaloje nepermjet mbetjeve te “bishtit” te kometes dhe banoret e planetit do te shohin shiun meteor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0