4 Sipërmarrësit më të mirë dhe gjuha e trupit me të cilën ata flasin - Business Magazine Albania

4 Sipërmarrësit më të mirë dhe gjuha e trupit me të cilën ata flasin


Nga Zoe Henry
Reporter, Inc.

Liderët më të mirë dinë të komunikojnë edhe pa folur. Ja çfarë mund të mësoni nga zakonet e tyre.

Një lider i madh nuk dallohet vetëm nga ato që thotë.  Por gjithashtu edhe nga mënyra se si i thotë fjalët e tij.

Ndaj sipërmarrësit e suksesshem janë gjithashtu mjeshtëra të Gjuhës së trupit (Body Language). Cilat do qofshin lëvizjet e tyre trupore, e sigurtë është se nëpërmjet tyre, këta personazhe përpiqen të reflektojnë personalitetin dhe stilin e tyre.

Le të shohim së bashku gjestikulacionet dhe lëvizjet trupore të disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm.

Richard Branson

Lëvizja e preferuar: Takimi me Grusht të mbledhur ose “The fist bump”

Çfarë kuptimi ka për të:

Në blogun e tij, themeluesi i Virgin Group, Richard Branson tregon se ai urren të shtrëngojë duart, pasi në atë mënyrë …

 

ka rrezik transferimi të mikrobeve dhe njëkohësisht ai beson se “Fist Bump” është më argëtues. Por përveç kësaj, ai përpiqet që me Fist Bump, të ruajë stilin e tij personal, pasi “të qënit Cool, Fun dhe Uncovential” – janë gjëra të cilat e perfaqësojnë më së miri Richard Branson.

Jack Ma

Lëvizja e preferuar: Përshëndetja me 2 gishta të dy duarve “The double thumbs-up”

Çfarë kuptimi ka për të:

Është e rëndësishme të dimë se Body Language mund të ndryshojë sipas kulturave. Në Kinë, ky gjest mund të shihet si një reference ndaj Buddha-s. Për fatin e Jack Ma, themelusit te Ali Baba, ky gjest përktheht pozitivisht edhe në vende të tjera në Europë apo SHBA.

Jack Ma, ka njohuri të thella mbi rikthimet e fuqishme në biznes pas dështimeve. Ai dështoi 2 herë, në provimin për tu futur në kolegj si edhe në tentativën e tij të parë si drejtues biznesi, China Yelloë Pages. (Ai është shprehur se e kanë refuzuar mbi 10 herë nga Universiteti i Harvard).

Ndaj për gjestin e tij, “Double Thumbs up” thuhet se një person si ai, që është përballur me refuzimin shpesh, përpiqet në mënyrë të pandërgjegjshme të inkurajojë njerëzit që ka përballë.

Pra, ajo që Jack Ma po thotë për ata të cilët mbase po përjetojnë të njëjtën ndjesi si ai më pare, është: “MOS HIQNI DORË!”

bo

Mark Zuckerberg

Lëvizja e preferuar: Imiton lëvizjet e personit që takon “Mimicking others”

Çfarë kuptimi ka për të:

Imitimi apo “micmiking” është një gjest i Body Language që tregon ngrohtësi. Fakti që themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg imiton lëvizjet e të tjerëve na tregon se ai po përpiqet të kuptojë se nga vjen audienca e tij. Sipas specialistëve të Body Language “Nëse e bëni shpesh këtë gjë, ju e vini veten në vendin e tyre dhe përjetoni mënyrën e tyre të të menduarit duke u bërë më empatik.”

mark-zuckerberg-BM

Steve Jobs

Lëvizja e preferuar: Kontakt i fortë me anë të vështrimit “Strong eye contact”

Çfarë kuptimi ka për të:

Aty ku flitet per Body Language, mund të thuhet se mendja të shkon menjëherë tek themeluesi i Apple, Steve Jobs. Ai në prezantimet e tij, angazhonte audiencën dhe bënte lëvizje të dallueshme të cilat reflektonin një energji të jashtëzakonshme. Ajo çka shihet si më e rëndësishmja, Jobs krijonte “eye contact”, kontakt sy më sy me pjesëtarët e audiencës së tij. Ky gjest i mbante ata të angazhuar përgjatë gjithë kohës në të cilën ai fliste.

Si përfundim, çfarëdo gjesti apo lëvizje trupore të përdorni, e rëndësishme është të jeni autentikë:

“Duhet të gjeni një stil i cili rezonon me audiencën tuaj por që në të njëjtën kohë të përshtatet me atë që ju jeni në të vërtetë.”

steve_jobs_Eye Contact BM

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0