“Nje moment i rendesishem per bashkepunimin dhe zhvillimin ekonomik te rajonit”, e ka quajtur ministri Arben Ahmetaj takimin me ministren serbe te Transporteve, e cila gjendej per vizite njeditore ne Tirane.
Vizita zhvillohet ne kuader te procesit te iniciuar ne Berlin, me qellim interkontektivitetin ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Gjate takimit, te dy delegacionet rane dakord qe te punohet mbi nje dokument te perbashket mbi projektet rajonale, i cili do t’i prezantohet Komisionit Europian nga vendet e rajonit.
“Siç eshte theksuar edhe nga Kryeministri Rama ne Berlin, kjo eshte hera e pare qe lideret e Ballkanit Perendimor ulen se bashku ne emer te bashkepunimit rajonal pa pasur asnje konflikt mes tyre”, tha Ahmetaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto