Inspektorati Qendror Teknik ka publikuar sot listen e subjekteve ndaj te cilave jane marre masa me gjobe per mosrespektim te detyrimeve dhe kerkesave ligjore sa i takon treguesve te cilesise dhe sigurise ne tregtimin e lendeve hidrokarbure. Gjate muajit nentor 2014, Drejtoria e Inspektimit te Naftes dhe Gazit ka vendosur masen e gjobes per 43 subjekte tregtimi. Gjate kontrollit ne kete muaj, ne 31 prej ketyre subjekteve jane konstatuar mungesa ose mangesi te dokumentacionit tekniko-ligjor ndersa per 12 raste ka pasur probleme me standardin e pikes se flakerimit apo perqindjes se squfurit. Gjate muajit dhjetor 2014, pas kontrolleve te ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit te Naftes dhe Gazit jane vendosur 18 gjoba. Gjate kontrollit ne kete muaj ne 11 raste u konstatua mungese e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe ne 7 raste probleme me treguesit e pikes se flakerimit dhe perqindjen e squfurit. Me poshte lista e karburanteve te gjobitur dhe arsyet e vendosjes se gjobes.
Burimi: /lapsi.al/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.