Eliminohet fenomeni negativ i voneses ne kryerjen e pagesave te faturave dhe veshtiresite ne likuiditetin e sipermarrjeve tregtare.
Prej dates 5 qershor 2014 do te eleminohet fenomeni negativ i voneses ne kryerjen e pagesave te faturave dhe veshtiresite ne likuiditetin e sipermarrjeve tregtare.
Ligji Nr.48/2014 qe hyn ne fuqi me 5 qershor 2014 “Per pagesat e vonuara ne detyrimet kontraktore e tregtare” rregullon çeshtjen e kryerjes me vonese te pagesave te faturave te furnizimit me mallra apo sherbime per Shoqerite tregtare ose Institucionet Shteterore.
Likuidimi i faturave duhet te kryhet brenda 30 diteve kalendarike pas dates se marrjes prej debitorit te fatures ose te marrjes se mallrave apo sherbimeve, dhe si rregull i pergjithshem, per te qene afat jo me i gjate se 60 dite kalendarike.
Detyrimi monetar qe nuk eshte shlyer brenda afatit, perben titull ekzekutiv dhe vihet ne ekzekutim nga Permbarimi Gjyqesor, sipas parashikimeve te nenit 510 te Kodit te Procedures Civile:
Jane tituj ekzekutive aktet e tjera qe sipas ligjeve te veçanta quhen tituj ekzekutive dhe ngarkohet zyra e permbarimit per ekzekutimin e tyre.
Ligji i ri parashikon gjithashtu edhe kamatevonesen ligjore per pagesat e vonuara ne masen 8 pike perqindjeje mbi normen baze te interesit te Bankes Qendrore.
Ne vijim te ketyre ndryshimeve ligjore dhe hyrjen ne fuqi te tyre, shume kompani perfshire “Sherbimi Permbarimor ZIG Shpk” kane shprehur disponibilitetin per te asistuar Shoqerite Tregtare ne Arketimin Ligjor te Faturave te Palikuiduara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.