Dentem, mbështetet edhe nga Veliaj!

Takimi që nisi nga një Tweet! Dentem, mbështetet edhe nga Veliaj!


Dentem-Veliaj-BusinessMag

Ja pra çfarë ka mundësuar teknologjia dhe përdorimi i saj në mënyrë të zgjuar.

Mjaftoi nje tweet i vetëm që drejtuesit e ekipit Dentem të takoheshin me kreun e Bashkisë Tiranë për ta prezantuar me aplikacionin e tyre dhe aspiratat e zhvillimit të Dentem në një treg ndërkombëtar. Dhe çfarë ndodh? Dentem, mbështetet edhe nga Veliaj!

“I dërguam nje tweet (shoutout) Erionit duke i kërkuar të na mbështeste. Edhe pas disa orësh ai na ktheu përgjigje duke na thënë që i pëlqeu ideja edhe mund të na mbështeste duke na dhënë e-mail e tij për ta kontaktuar.” – na thotë Alen, drejtues i ekipit të punës.

“Më pas komunikuam me e-mail edhe na caktuan një takim pranë zyrave me Kryetarin.”

Hej, këta djem nuk dinë të ndalen!

Fushata Crowdfunding në Indiegogo

Fushata interesante Crowdfunding në Indiegogo për mbledhjen e fondeve për të kthyer një ide biznesi në një biznes ndërkombëtar, vazhdon dhe po gjen përkrahje ditë pas dite.

Dentem po bën revolucion, jo vetëm në sektorin dentar por edhe në mënyrën e të bërit biznes. Startup-i nga Shqipëria që po tenton të ‘luajë’ në arenën ndërkombëtare, prej disa ditësh po gjen mbështetje nga shumë të rinj shqiptarë dhe të huaj të cilët po kontribuojnë, si me vlera monetare ashtu edhe duke shpërndarë sa më shume informacionin mbi fushatën Crowdfunding. Nëpërmjet kësaj fushate Dentem kërkon të arrijë të futet në tregun dental në SHBA, dhe objektivi i vendosur për fonde është 25 000 dollarë.

Dentem, mbështetet edhe nga Veliaj!

Ndërkohë nje tjetër lajm i mirë për ekipin është edhe mbështetja e marrë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj.

Dje pasdite në faqen e Dentem në Facebook, të gjithë përkrahësit e saj mund të shikonin një foto të takimit të drejtuesve të ekipit të punës së Dentem me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.

“Falenderojme Bashkia Tirane edhe Kryetarin z. Erion Veliaj per mikpritjen edhe mbeshtetjen e dhene.

#Tirana Europe’s next #Tech #Hub !

Kur pyetëm Alen Saqe (Team Leader) mbi takimin, ai na pohoi se gjithçka kishte nisur me një Tweet! Dhe kryetari i Bashkise Tirane ishte përgjigjur dhe i kishte stimuluar për organizimin e një takimi.

“Gjithçka nisi kur lançuam fushatën tonë në Indiegogo për Dentem. Pasi kishim nevojë për mbështetjen dhe besimin e njerëzve. I dërguam një tweet (shoutout) Erionit duke i kërkuar të na mbështeste. Pas disa orësh ai na ktheu përgjigje duke na thënë që i pëlqeu ideja edhe mund të na mbështeste duke na dhënë e-mailin e tij për ta kontaktuar. Më pas komunikuam me e-mail edhe na caktuan një takim pranë zyrave me Kryetarin.” – u shpreh ai.

(Keto Tweets mund ti gjeni në twitter për referencë më të saktë.)

First-Tweetws

 

First-Tweetws

 

Gjatë takimit, Z. Veliaj shprehu mbështetjen që Bashkia Tiranë i jep projekteve të inovacionit nw përgjithësi dhe mbi llojin e mbështetjes që mund ti jepnin startup-it Dentem në veçanti.

Tirana – Smart City #Tirana Europe’s next #Tech #Hub

Në hapat konkretë të ndërmarra nga kryebashkiaku i ri i Tiranës, është kontrata e lidhur me Tirana Business Park për të krijuar hapësira pune në dispozicion për startup-et e reja.

Gjithashtu, përsa i përket mbështetjes me fonde, u diskutua për Crimson Capital, një institucion lider në nivel ndërkombëtar për vendet në zhvillim, i cili po shikon nga Shqipëria dhe startup-et e saj që po lindin dhe kanë nevojë për ndihmë.

Një prurje e tillë do të shërbejë si një hallkë e rëndësishme qe lidh idetë e reja me tregun dhe nevojat e tij.

Sipas Z. Veliaj, fokusi qe do të marrë Tirana eshtë të funksionojë si nje Hub (Fole) Teknologjie. Nën emërtimin Tirana – Smart City, do të fillojë një nismë për të cilën do të organizohet fillimisht një sesion / forum ‘brainstorming’ për të gjeneruar ide, se si mund të bëhet Tirana një ndër qytetet inovatore në teknologji.

Skuadra e Dentem, e mori personalisht nga kryebashkiaku ftesën për pjesëmarrje, për të dhënë kontributin e tyre, si edhe premtimin e tij për mbeshtetje te vazhdueshme ndaj ideve inovative.

Ka shenja të mira se një ekosistem pozitiv po krijohet në fushën e inovacionit dhe startup-eve. Shqipëria ka nevojë për nisma të tilla dhe mbështetjen e te gjithë atyre që ja duan të mirën këtij vendi.

Mbështet edhe ti Dentem, për të arritur aty ku nje ide nuk ka mundur të arrijë më parë!

Kliko linkun https://www.indiegogo.com/projects/dentem-dental-care-revolution#/story për të dhënë kontributin tënd dhe shpërndaje sa më shumë tek miqtë e tu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0