Më datë 19 Tetor 2015 me rastin e Festës së Lumturimit të Nënë Terezës, në ambientet e Pavijonit të Shqipërisë në Expo Milano 2015 u organizua dita kombëtare e Shqipërisë.
Me praninë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Z. Arben Ahmetaj, Ministrit të Kulturës Znj. Mirela Kumbaro si pjesë e Delegacionit Shqiptar në EXPO, si dhe me mbështetjen e Z. Genti Beqiri, Komisar i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) si kuratore e këtij eventi, u zhvillua ceremonia e hapjes në këtë ditë të shënuar të Shqipërisë në Expo Milano 2015.
Minstri Ahmetaj në fjalën përshëndëtëse përgëzoi pjesmarrjen e Shqipërisë në këtë organizim me të tilla përmasa dhe theksoi faktin se ky aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë për promovimin e turizmit, traditave, vlerave kulturore e kulinarise shqiptare.
Gjate eventit maratonë për vizitorët u organizuan një sërë aktivitetesh me synim zbulimin e kulturës, traditës dhe folklorit shqiptar, ndër të cilat një stendë me ushqime tipike shqiptare, me menu dhe receta te prezantuara për të ftuarit, video projektime të aktiviteteve të Shqipërisë dhe shoqatave të ndryshme në Itali.
Një sfilatë gjatë së ciës u prezantuan te rinj te veshur sipas krahinave të ndryshme të Shqipërisë u shoqërua edhe me valltarë dhe grupe eksperte të cilët performuan vallet tipike shqiptare.
Ky event madhështor shënoi një kthesë të rëndësishme në prezantimin e Shqipërisë në Panaire ndërkombëtare të këtij formati, duke mundësuar kështu një njohje të gjerë të kulturës, traditave dhe artit kulinar shqiptar.
Ky artikull u publikua së pari tek website zyrtar i AIDA në linkun:
http://www.aida.gov.al/lajme/dita-kombetare-e-shqiperise-ne-expo-milano-2015
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.