Shqipëria përballet me nivelin më të ulët të kreditimit në rajon

Shqipëria përballet me nivelin më të ulët të kreditimit në rajon


Sipas raportit, thuajse i gjithë rajoni po përballet me rritje anemike të kredisë. Por disa vende, në të cilat përfshihet edhe Shqipëria janë duke përjetuar rënie të këtij treguesi. Situata e Shqipërisë rezulton problematike veçanërisht tek kredia e biznesit.

Më konkretisht, nëse në vendet e Europës qëndrore kredia për biznese ishte rritur në gusht mesatarisht 5 për qind, krahasuar me gushtin e një viti më parë, në Shqipëri ajo ka rënë me gati 8 për qind.

Për t’i bërë të krahasueshme, banka i ka llogaritur këto shifra në vlera reale, që do të thotë se i ka zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit dhe ai i inflacionit respektiv sipas vendeve.

Kredia është në rënie edhe për gjithë Ballkanin, ndonëse rënia mesatare për vendet e rajonit është më e vogël se sa ajo e Shqipërisë. E krahasuar për çdo vend specifik, Shqipëria rezulton në grupin e tre vendeve me rënien më të madhe të kredisë për biznesin gjatë këtij viti, duke lënë pas vetëm Bullgarinë edhe Serbinë.

Në të gjitha ekonomitë e tjera si Maqedonia, Çekia, Polonia apo Rumania, ecuria e kredisë ka qenë më pozitive. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset në vend po bie si për dy shkaqe.

Së pari, vetë ndërmarrjet të diktuara nga pasiguria kanë ulur kërkesën për financime. Por nga ana tjetër, shkaku i dytë është ai i ofertës së shtrënguar nga bankat private, të cilat sipas BSH po ndjekin një politikë selektive duke dhënë financime vetëm për një kategori biznesesh me risk të ulët.

Ngadalësimi i kredisë është shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha për ekonominë. Banka e Shqipërisë ka qenë agresive në uljen e normave të interesit dhe zbutjen e kërkesave rregullatore që synojnë drejtpërdrejtë nxitjen e kreditimit.

Por efekti i tyre ka qenë i zbehtë duke e lënë ngërçin e kredisë si një faktor që frenon rritjen më të shpejtë të ekonomisë.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0