Prodhuesi kanadez i telefonëve njëherazi edhe zhvillues i platformave të sigurta të komunikimit, BlackBerry, do të largohet nga Pakistani brenda fundit të vitit. Shkak janë bërë kërkesa nga qeveria Pakistaneze për mbikqyrje.
Qeveria Pakistaneze aktualisht ka përjashtur përdorimin e serverave enterprise të BlackBerry, të cilët ofrojnë komunikim të enkriptuar mes telefonëve BlackBerry. Më 30 Dhjetor Blackberry do të largohet dhe pikërisht këtë ditë telefonët do të ndalojnë nga funksioni. Në të vërtetë një tërheqje e kompanisë pritej që në muajin Nëntor, por përjashtimi i serverave të kompanisë u shtye edhe me një muaj.
Marty Beard i Blackberry shpjegoi: “E vërteta qëndron te fakti se qeveria Pakistaneze kërkonte akses të plotë dhe monitorim pa kufizime të trafikët që gjenerohet nga shërbimet enterprise përfshi postën elektronike dhe BlackBerry Messenger.” Kjo mesa duket për kanadezët ishte e papranueshme.
“Ne nuk mbështetim të tilla nisma dhe nuk e kemi bërë në asnjë vend të botës,” tha Marty Beard.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Pakistaneze kishte urdhëruar operatorët celularë që të mos përdorin serverët e BlackBerry në muajin Korrik. Për qeverinë Pakistaneze ishte e pamundur ndërhyrja në serverat e BlackBerry.
Probleme të ngjashme BlackBerry i ka hasur edhe në të kaluarën në Indi, Emiratet e Bashkura Arabe, Arabinë Saudite dhe Indonezi. Në 2010-tën shërbimet e kompanisë ishin përjashtuar nga Emiratet dhe Arabia Saudite.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.