Tregu i banesave, ulet kosto e ndërtimit sipas INSTAT

Tregu i banesave, ulet kosto e ndërtimit sipas INSTAT


INSTAT bën të ditur se, në tremujorin e tretë të këtij viti, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) u ul me 0.1 %, krahasuar me një vit më parë. Për T3, indeksi i kushtimit arriti 0.4 % nga 0.5 % që ishte për të njëjtën periudhë të viti 2014.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, rritjen më të madhe e ka patur grupi “shpenzime page” me 1,6 %. Ndërsa ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”shpenzime materiale” me 1,3 % pasuar nga grupi “shpenzime energjie” me 0,8 %.

Në tremujorin e tretë 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, rritjen më të madhe e ka patur grupi “shpenzime page” me 0,9 %. Indeksi i çmimeve të grupit “shpenzime materiale” është rritur me 0,3 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e patën nëngrupet “materiale elektrike dhe komunikimi” me 0,6 % dhe “materiale ndërtimi” me 0,3 %. Indeksi i grupit ”shpenzime të tjera” u ul me 1,2 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pasuar nga grupet “shpenzime makinerie” dhe “shpenzime transporti” me 0,1 % secili.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0