Obama kërkon ndihmën e rrjeteve sociale - Business Magazine Albania

Obama kërkon ndihmën e rrjeteve sociale


 

Presidenti Barak Obama i ka kërkuar rrjeteve sociale si Facebook, Twitter apo Google ndihmë për të luftuar grupin terrorist ISIS. Gjatë një fjalimi televiziv ditën e dielë  Presidenti Amerikan shpalosi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe iu kërkoi ndihmë gjigandëve teknologjikë për të penguar përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet ekstremiste. Ky fjalim u mbajt pas aktit terrorist javën e kaluar në San Bernardino ku ngelën të vrarë 14 amerikanë.

Bashkëpunimi midis Facebook, Twitter dhe Google me shtetet perëndimore dhe në veçanti me shërbimet informative nuk ka munguar. Këto 3 kompani kanë një politikë kundra gjuhës së urrejtjes të përdorur në faqet e tyre. Administrata e Obamës pritet që të takohet me kompanitë teknologjike ditët në vazhdim për të qartësuar politikat e rrjeteve sociale kundra promovimit të terrorizmit.  Qeveria Amerikane do të pengojë organizimin e sulmeve terroriste që planifikohen në mediat sociale. Facebook, Twitter dhe Google janë takuar të enjten me Kryeministrin Francez dhe zyrtarë të Komisionit Europian të cilët kanë pasur të njëjtat kërkesa.

Rrjetet sociale thonë se nuk bëjnë dallime midis ankesave të qeverive dhe të qytetarëve të thjeshtë. Megjithëse burime nga Reuters pohojnë se qeveritë kanë një kontakt joformal  me gjigandët teknologjikë.Të premten Facebook fshiu profilin e Tashfeen Malik, një nga dy të akuzuarit e sulmit terrorist në Kaliforni. Profili i Malik promovonte një propagandë pro-ISIS. Malik u eliminua nga policia pas një shkëmbimi zjarri.

Facebook , Twitter dhe Google janë kthyer tashmë në aktorë politikë të mirëfilltë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0