Transfertat e paligjshme bankare në Shqipëri

Raporti i “Global Financial Integrity”, transfertat e paligjshme bankare në Shqipëri


Organizata “Global Financial Integrity” ka publikuar një raport për vitet 2004-2013 për transfertat e paligjshme bankare në të gjithë botën duke u përqendruar kështu në vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në vitin 2004 kanë dalë nga Shqipëria 13 milionë dollarë të dyshimta; në vitin 2005 një shifër shumë më e lartë se ajo e një viti më parë, 92 milionë dollarë; dhe në vitin 2006, 107 milionë dollarë.

Viti me shumën më të madhe të transfertës së dyshimtë është 2008, me 305 milionë dollarë, por ka pësuar rënie në vitin 2010, pasi është shënuar shuma prej 190 milionë dollarësh. Në vitin 2013 ka një rënie edhe më të thellë, pasi është transferuar shuma prej 18 milionë dollarësh, njofton raporti.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0