Sjelljet që ju bëjnë më të zgjuar - Business Magazine Albania

Sjelljet që ju bëjnë më të zgjuar


Për një kohë të gjatë është besuar se ne lindim me një nivel të caktuar inteligjence të cilën nuk mund ta ndryshojmë dot. Shkencëtarët kanë provuar të kundërtën. Ne mund ta rrisim nivelin tonë të inteligjencës nëpërmjet mësimit të aftësive të reja. Duke mësuar sjellje të reja, truri punon më shpejt dhe më mirë. Ja kush janë sjelljet që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar :

1.Luani një instrument muzikor

Të luani në një vegël muzikore ju ndihmon  me aftësinë tuaj krijuese, analitike, linguistike, matematikore dhe shumë të tjera. Luajtja në një intrument muzikor ndihmon në zhvilllimin e ” Corpus Callosum” që lidh dy hemsferat e trurit  duke krijuar lidhje të reja. Një ” Corpus Callosum” i zhvilluar ndihmon në memorie, aftësitë vendimarrëse, zgjidhjen e problemeve dhe në mirëfunksionimin e trurit.

2.Lexoni

Të mirat e leximit ngjasojnë me ato të luajtjes me një vegël muzikore. Leximi i një libri të mirë ul nivelin e stresit dhe rrit ndjenjën e të qenit mirë me veten tuaj. Leximi ndihmon në zgjidhjen e problemeve, kuptimin e proçeseve dhe bashkëpunimin me njerëzit e tjerë. Kjo përkthehet në aftësi më të mira drejtimi në punën tuaj.

3.Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet e rregullta ndihmojnë trurin tuaj në prodhimin  e një proteine të quajtur BDNF. Kjo proteinë ndihmon memorien, , përqëndrimin dhe proçesin e të mësuarit. Disa shkencëtarë mendojnë se të qëndruarit ulur sjell efekte të kundërta.

4.Mësoni një gjuhë të re

Mësimi i një gjuhe të re ndihmon në përmirësimin e memories. Studimet kanë treguar se mësimi i një gjuhe të re ndihmon trurin tuaj të punojë më mirë. Këtu përfshihen proçeset e vendimarrjes dhe të zgjidhjes së problemeve. Mësimi i një gjuhe të re ndoshta mund të jetë çelësi i duhur që do ta çojë nivelin tuaj të intëligjencës në nivel tjetër.

5.Meditoni

Në vitin 1992, Dalai Lama ftoi shkencëtarin Richard Davidson të studionte valët e trurit të tij gjatë meditimit.Pyetja ishte a mund të gjenerojmë valë të ndryshme truri sipas vullnetit tonë. Kur Dalai Lama dhe murgjit e tij u futën në një meditim paqeje, valët e trurit të tyre ndryshuan dhe treguan një tru  që funksiononte në harmoni të plotë. Meditimi ka tërhequr shumë njerëz kohët e fundit për shkak se ky studim na tregon që mund të marrim kontroll të plotë mbi trurin tonë. Imagjinoni të jeni më besimplotë para një negocimi apo të rrisni mirëqënien tuaj përmes këtij proçesi. Sipërmarrësit po i afrohen dhe duan të dinë më shumë për meditimin, pasi e shikojnë si një mjet që mund të zhvillojë kapacitet e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0