Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Studime Amerikane; Shkenca Kompjuterike; Ekonomik; Administrim Biznesi;
Politikë Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Masmedia; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;
Letërsi
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
1 – Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë;
2 – Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).
Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen provimit TOEFL në fillim të vitit 2016 pranë zyrave të Fondacionit Soros.
3 – Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online deri në datën 31 Dhjetor 2015, në linkun :
https://community.aubg.bg/sslpage.aspx?pid=328
Më pas, ju duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare, së bashku me dokumentat plotesues deri nëdatën 1 Mars 2016, në një nga adresat e mëposhtëme :
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213
e-mail: bursa@osfa.al
Ose
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.
Për më tepër klikoni këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.