Kur biznesi trashëgohet deri në pesë gjenerata

Kur biznesi trashëgohet deri në pesë gjenerata-Lammes Candies, tradita e ëmbëlsirave


Si shumë biznese familjare në SHBA, Lammes Candies e mburr veten për trajtimin që u bën punonjësve dikur janë pjesëtarë të familjes. Por familja Lammes e çon këtë në një nivel tjetër. Përgjatë 130 viteve në biznes dhe 5 gjeneratave më vonë, kompania e ëmbëlsirave e bazuar në Austin, kryeqytetin e Texasit është duke lulëzuar, dhe jo vetëm për shkak të disa ëmblësirave shumë të mira që të shkrihen në gojë.

E themeluar në 1885-ën nga William Lammes, biznesi i ëmbëlsirave pati një fillim shumë të bujshëm. Pasi vuri bast kompaninë në një lojë pokeri, William e humbi biznesin e familjes, por u ble pas tri muajsh kur i biri i tij pagoi borxhet e kumarit, dhe që nga ajo kohë ka qenë pronë e familjes. Dhe ky nuk është rasti i vetëm kur familja është rimëkëmbur.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi u përball me racionimin e sheqerit dhe Lammes Candies iu desh të reduktonte në mënyrë drastike sasinë e produkteve të prodhuara. Klientët mbanin rradhën me orë të tëra në rradhë të gjata për të marrë në duart e tyre kekët e famshëm me arra Texas Chewie, sepse djemve të marinës u jepnin ndjesinë e shtëpisë kur shijonin këto kekë.

Me më pak se 3% të bizneseve familjare të cilat zotërojnë biznesin e tyre deri në gjeneratën e katërt e më lart, është e qartë se Lammes Candies ka zbuluar diçka: që ata nuk do të ndalojnë në rrugëtimin e tyre.

“Babai dhe gjyshja ime na kanë mësuar se “nuk jemi kurrë shumë të mëdhenj për takatin tonë, që nuk mund të bëjmë çdo gjë që kërkojmë prej njerëzve të cilët punojnë me ne,” thotë Pam Teich, bashkëpronare dhe pjesëtare e gjeneratës së pestë e familjes e Lammar Candies.

Mashable udhëtoi në Austin të Texas-it për të folur me familjarët dhe për të diskutuar atë se çfarë do të thotë Lammes Candies për komunitetin, trashëgiminë e biznesit të familjes dhe këshillat e tyre për biznese të tjera të drejtuara nga pjesëtarë të familjes. Për më tepër mund të klikoni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë prej këshillave të kësaj familje të mrekullueshme se si të menaxhoni biznesin e familjes.

https://youtu.be/_RxFHiSEutk

Artikulli u publikua në origjinal nga Mashable.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0