10 Pyetje të çuditshme gjatë intervistave për punë të Apple

10 Pyetje të çuditshme gjatë intervistave për punë të Apple


“Çfarë ju sjell këtu sot?”

Apple njihet si vendi më emocionues dhe sfidues ku mund të punojë dikush, dhe s’ka asnjë surprizë kur marrim vesh se të punësohesh në këtë kompani nuk është detyrë e lehtë.

Si Google dhe kompani të tjera të mëdha, Apple bën edhe pyetje teknike bazuar në eksperiencën e kaluar të punës dhe disa “puzzle”për trurin.

Ndër pyetjet më të vështira të pyetura gjatë një interviste pune disa përfshijnë probleme me kleçka matematikore, ndërsa të tjerat janë të thjeshta, por mjaftueshëm të paqarta për t’ju mbajtur pezull.

1. “Shpjegojani një 8-vjeçari se çfarë është një modem (ose router) dhe funksionet e saj.”- Një kandidati për At-HomeAdvisor

2. “Cili është miku juaj më i mirë?”— Një kandidati për Family Room Specialist

3. “Nëse keni 2 vezë, dhe doni të zbuloni se cila është dyshemeja më e lartë nga e cila mund të hidhni vezët pa i thyer ato, si do ta realizonit? Cila është zgjidhja optimale?”- Një kandidati për Software Engineer

4. “Keni 100 monedha që ndodhen në tryezë, secila me një anë ‘lek’dhe një anë ‘stemë’. 10 prej tyre janë në anë ‘kokë’, 90 janë në anë ‘stemë’. Ju nuk mund ta ndjeni, shikoni apo në ndonjë mënyrë tjetër se në ç’anë janë monedhat. Ndajini monedhat në dy pjesë në mënyrë të tillë që në secilën bashkësi të ndodhet një numër i njëjtë i monedhave ‘lek’.- Një kandidati për Software Engineer

Artikulli u publikua në faqen 21 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

5. “Jepen tre kuti, në njërën ndodhen vetëm mollë, në një tjetër ndodhen vetëm portokalle, dhe në tjetrën ndodhen edhe portokalle edhe mollë. Kutitë janë emërtuar gabim në një mënyrë të tillë që asnjë nga etiketat mbi kutitë nuk tregon përmbajtjen e vërtetë të asaj çfarë ndodhet brenda tyre. Pa e parë kutinë, hapni njërën prej tyre dhe nxirrni një frut. Duke parë frutin, si mund t’i etiketoni menjëherë kutitë në mënyrë korrekte?”- Një kandidati për Softaware QA Engineer

10-Pyetje-janë-pyetur-gjatë-intervistave-punë-Apple -businessmag

6. “Si do ta reduktoni koston e këtij stilolapsi?”- Një kandidati për Global Supply Manager

7. “Pse ndryshoi Apple emrin nga Apple Computers Incorporated në Apple Inc.?”- Një kandidati për Specialist

8. “Ju vendosni një gotë me ujë në një disk rrotullues regjistrimi dhe filloni dalëngadalë të shtoni shpejtësinë. Çfarë ndodh në fillim, del gota nga baza e diskut, rrëzohet mbi të, apo shpërndahet uji jashtë gotës?”- Një kandidati për Mechanical Engineer

9. “Nëse ju jepet një vazo me monedha origjinale dhe fallco së bashku, dhe ju nxirrni një dhe e hidhni 3 herë, merrni me rradhë rezultatet ‘kokë’, cilat janë shanset që të keni nxjerrë një monedhë origjinale ose fallco?”- Një kandidati për Lead Analyst

10. “Cilat janë dështimet tuaja, dhe si keni mësuar ju prej tyre?”- Një kanddati për Software Manager

Artikulli u publikua në faqen 21 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0